E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehi: Berisha të largohet nga drejtimi i PD-së, po i bën dëm të madh opozitës

TIRANE- I përfshirë në listën e de putetëve të Partisë Demokratike, aleati i saj Dashamir Shehi kërkon që Sali Berisha të largohet nga drejtimi i kësaj partie. Sipas tij epoka e Berishës në Partinë Demokratike ka përfunduar. Nëse ai vijon të kryesojë ‘de fakto’ këtë forcë sipas deputetit Dashamir Shehi, dëmtimi i mëtejshëm i PD-së do të ishte i pashmangshëm. 

Kryetari i LZHK-së, i cili iu rikthye Parlamentit si pjesë e listave të PD-së, shprehet kundër rruajtjes së pozitave të Berishës në drejtimin e partisë më të madhe opozitare. “Në qoftë se do të jetë kjo nuk do të jetë një gjë e mirë për Partinë Demokratike, se do t’i vendosë institucionet e Partisë Demokratike në një pozicion informal. Që do të thotë se njerëz të tjerë do të kenë pushtetin real dhe njerëz të tjerë do ta drejtojnë. Unë gjykoj se Partia Demokratike duhet t’i mbyllë ciklet e saj dhe të shikojë përpara. Ka vënë një kryetar partie, ndërkohë që ka gjithsecili mjaftueshëm për ta drejtuar Partinë Demokratike. Ndërkohë ka vënë një kryetar grupi parlamentar, ku gjykoj se i ka vënë instrumentet e veta dhe kjo do t’i pengojë, do t’i ngatërrojë me kujtimet e të tjerëve, ndërkohë që i bën një dëm të madh opozitës shqiptare. Kush sheh përpara shkon përpara, kush kthen kokën mbrapa, mbrapa shkon”, - tha kryetar i LZHK-së në një prononcim për “Albanian Screen”.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›