E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehi: LZHK, mbështetje në të gjithë vendin

19-02-2013 / Gazeta 55

Kreu i lëvizjes për Zhvillim Kombëtar

Zyrtarizimi i koalicionit mes Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar te Dashamir Shehit me Partinë Demokratike pati jo pak jehonë në media. Shtypi u fokusua për disa ditë me radhë kryesisht tek vota tradicionale e LZHK-së në Tiranë. Por Dashamir Shehi thotë se partia e tij do të votohet në qarqet me të mëdha të vendit, ashtu si ka ndodhur në të gjitha betejat e tjera elektorale. “Kjo është një përrallë e madhe, hapni librin e zgjedhjeve dhe shihni. Ne marrim Tiranën aq sa marrim dhe në rrethet e tjera. Për Tiranën flasin të gjithë se mund të hyjë në parlament me 3 ose 4% të votave. Unë do të isha i lumtur po mora vota më shumë në Tiranë. ku janë qarqet më të mëdha, matematikisht janë mundësitë më të mëdha. Ky është realiteti elektoral që ka prodhuar kodi. Herës tjetër ne morën përqindje të madhe votash në disa qarqe si në peshkopi, apo Fier, ndaj do na votojnë kudo njëlloj. Fatkeqësisht kodi nuk jep shumë shanse ndaj dhe partitë kanë më shumë shanse të dalin në koalicion, shpresoj të respektohen rregullat e lojës”, u shpreh Shehi.  Shehi theksoi se koalicioni me PD-në është sa natyral aq edhe i diktuar nga kodi elektoral. “Ligji elektoral nuk jep hapësira . Nga kjo pikëpamje shanset për të dalë në garë i vetëm janë utopi në kushtet e LZHK-së. dhe së dyti ne jemi rreshtuar në një krah më natyral, pasi jemi parti e qendrës së djathtë, kjo është historia jonë , me këta zotërinj kemi bërë një copë rrugë, nga krahu tjetër një marrëveshje do ishte jashtë natyrës, rregullave të lojës dhe moralit politik”, sqaroi ai.  Te dhënat zyrtare te zgjedhjeve te përgjithshme te vitit 2009 tregojnë se Lëvizja për Zhvillim Kombëtar është votuar ne te gjitha qarqet e vendin, vote qe sipas Dashamir Shehit jo vetëm do te rritet me 23 qershor, por do te jete edhe e sigurte.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›