E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poezia universale e Zeqos, surrealiste dhe idekërkuese



Lizzie Hutton*
Mbase liria për të luajtur në mënyrë ekstravagante me konceptet e vetvetes dhe eksperiencës është një privilegj dhe mallkimi i të qenit një poet i ri amerikan. Shqiptari Moikom Zeqo, në këtë rrafsh krahasimi, në përkthimin e tij të parë në anglisht vjen tek ne i rrethuar nga situatat e tij në mënyrë të plotë dhe të pashmangshme. “Nuk besoj në fantazmat” është përbërë nga ajo që Waynne Miller e quan më të përkthyeshmen e poezive të librit të Zeqos, Meduza, shkruar në vitet ’70-të shekullit të kaluar, libër që autori e quan fillimin e periudhës së maturimit të tij, në kohën kur ai qe përzënë, dëbuar në një skaj të vendit të tij dhe poezia e tij qe censuruar. Sa shumë duhet të dijë dikush në lidhje me historinë e Moikom Zeqos në mënyrë që të vlerësojë krijimtarinë dhe punën e tij… Prezantimi, hyrja, parathënia kohorente, unike e Millerit, na ofron faktet e regjimit kapriçioz e represiv të liderit komunist Hoxha dhe ndërkohë, vetë biografinë e Moikom Zeqos, por gjithashtu, fatmirësisht nuk na jep rekomandime sesi duhen lexuar poezitë e autorit. Në këtë moment, ne jemi lënë të lirë për të parë vetë poezitë si krijesa të një personi të vetëm dhe jo si krijesa të një trajektoreje të caktuar të një shteti. Poezitë në vetvehte ndihen personale, në një mënyrë kondifenciale, ato janë universale, kanë një vështirësi, një arsye të gjallë edhe në pikën e tyre më melankolike. Poezitë janë të qarta dhe të drejtpërdrejta në gjuhën e tyre, rigoroze, të shkurtra, të mençura dhe jo sintementale, siç edhe vetë titulli “Nuk besoj në fantazma”, e sugjeron hapur. Siç e përmëndëm, Moikom Zeqo e quajti koleksionin e tij origjinal. “Meduza” – më shumë në lidhje me të pak më vonë – por dëshira e re e Millerit për një tjetër titull, ndihet plotësisht me shumë vend. Siç Zeqo shkruan në poemën e tij titullare të librit “Legjendat, siç i quan edhe mite klasike ndryshe, ai i përdor në mënyrë të mençur, shpesh e më shpesh në vijim të përmbledhjes - nuk kanë vdekur.”. Ai argumenton se nuk ka asgjë romantike, ose momentale në lidhje me këtë material kulturor. Kjo e kaluar antike është e gjallë, e dobishme, e rrezikshme alegorike dhe e nevojshme, aq e pashmangshme (e pamohueshme) sa vetë zjarri: “Unë që i njoh tërë legjendat e moçme/ I fokusoj në mënyrë të çuditshme/ si në një lente zmadhuese/ të ndez cigaret pa filtër të poezive.” Këtu Zeqo argumenton idenë e tij në mënyrë të qartë dhe me vetëbesim.
Nuk ka magji, as ëndrra, as rrjeshta fantazmash për këto legjenda, poeti është i gatshëm të kritikojë mënyrën, për shumë e shumë legjenda që u ngurtësuan edhe ato nëpër ëndrra “fantazmat e çuditshme” të krijuara nga mërzia (monotonia) dhe “fantazmat / njerëzit mendjelehtë që shkrihen në aparencat e tyre”. Kjo është sigurisht politike në një nivel të caktuar, që kultura, jeta shpirtërore dhe liria kulturore janë aq të nevojshme për shpirtin e njeritut, aq sa zjarri është i nevojshëm për ekzistencën fizike të jetës. Kjo është gjithashtu një lloj poetike që në pozicionet në të, të mund të shohësh të shkuarën edhe si diçka të vdekur, të mbaruar në një lloj degradimi. Zeqo është arkeolog dhe gjithashtu poet, puna e tij është klasike në shumë mënyra ajo të shpie drejt universales dhe jo biografikes. Kjo punë nuk është arkaike as nostalgjike. Këto poezi kanë një mbyllje të qartë, të shprehur në mënyrë të bukur nga përkthimi shumë i goditur dhe i shkëlqyer i Waynne Millerit. Poezitë e para lakonike e rigoroze të Zeqos zhvillohen më shumë në vetmi dhe kuptim gjatë kalimit të kohës, por përsëri dhe gjithmonë puna e tij mbetet dhe është idekërkuese, imagjinative e energjike, edhe pse konkluzionet finale janë më pak të qarta dhe më shumë të lidhura me izolimin, heshtjen, ankthin dhe anonimatin. Një nga poezitë në koleksion është e sipërpërmendura “Meduza”. “Meduza i kthen njerezit në gurë/ A mund të quhet kjo skulpturë?” Leximi ynë i shpejtë i poezive mund të jetë një lexim politik, lexim në të cilin pyetja është ironike dhe “të kthyerit e njerëzve në gurë” nuk ka asnjë lidhje pozitive me artin. Një mënyrë tjetër për ta lexuar këtë vepër është ajo estetike, më shumë vetanalizuese dhe një zhvillim i ideve te “Nuk besoj në fantazma” është jeta e ngrirë, jeta e vdekur, e vetmjaftueshme për artin. Jeta e ngrirë gjithashtu, mund të përfaqësojë arratinë, njëherësh edhe pyetjen e poezive, më pas është një sfidë, që i bëhet mendimeve që ne kemi në lidhje me vuajtjen, në mënyrë të veçantë vuajtjet e poetit, që është kuptimplote në vetvete. Zeqo nuk duket se tenton të na japë një shpjegim të tillë në arrati. Arti, për të cilin ai diku thotë, është kuptimplotë për shkak të lidhjes së tij me jetën, jo për shkak të magjisë së tij me jetën. Në mënyrë të ngjashme një poezi tjetër e mëvonshme, e quajtur “Kaktuse dhe Orkide” shpreh sesi poeti, në fakt, punon kur përballet me rrethana të ndryshme, apo çfarë poeti ndërmerr dhe efektet e tij. Unë po e rishkruaj të gjithë këtë poezi: “Kaktusët-bimë groteske/ Të frikshme me rrënjët e tyre/ Ato janë mungesa jote/ aty ku era është e plagosur!/ Orkidet – fragmente Dielli/ zjarre të vegjël të nostalgjisë mbi det./ Ato janë e qara ime/ E cila e bën vdekjen të hidhur!” Përsëri, imazhet, materiali i poetit, i bëjnë të vërteta e të gjalla, active, këto abstraksione, madje dhe abstraktin e mungesës ose siç është thënë “të nostalgjisë”, një tjetër lloj mungese. Në duart e poetit mungesa mund “të plagosë”, nostalgjia “të qajë”. Në të njëjtën mënyrë si te poeti John Donne (1571-1623), të cilit rrjeshti i fundit i Zeqos do t’i dukej si një referencë indirekte, imagjianata në mënyrë metafizike mund t’i japë jetë vdekjes së abstraksionit dhe vetë abstraksionit të vdekjes po ashtu. Prapëseprapë, vargu poetik i fundit i Zeqos tingëllon krejt ndryshe nga John Donne; Zeqo beson në momentin e tanishëm më shumë sesa në premtimin për pasjetën. Pas së gjithash, për ta bërë “vdekjen të shurdhër” nuk është ekzaktërisht e njëjta gjë si për ta bërë atë impotente. Metafizika, në këtë moment nuk mund ta shpëtojë Zeqon nga realiteti, vetëm sa mund t’i japë një fuqi të caktuar së bashku me të, siç thuhet në “Botën e lirë”, në të cilën metafora në vetvete është përshkruar në mënyrë metaforike , si “Astronautët mposhtin gravitetin e tokës/ për të arritur më në fund në Hënë.”
Mua më pëlqen jashtë mase këtu theksimi, që ai i bën konceptit të Hënës më shumë sesa konceptit mistik. Ka gjithashtu, elementë surrealë në punën e tij, por në fund Zeqo është më shumë i interesuar për të kuptuar virtytet e artit, rezultatet aktive të deklarimeve dhe krijimin e imazheve. Për të gjithë fluturimet e tij metaforike, ai duket më shumë si një realist sesa një magjistar. Dhe në të kundërt me mua, Hutton-in, ëndrrat e të cilit janë tërësisht të vetpërmbajtura, Zeqo na mban në tension ndërmjet potencialit inspirues të poezisë dhe realiteteve të momenteve aktuale dhe të vetlimituara.
* - poet dhe esseist amerikan

15 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›