E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegët 10 mijë kush gjen Taccin

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Shoqatat e gazetarëve ofruan dje një shpërblim prej 10 mijë euro për cilindo person që do të japë informacion mbi vendndodhjen e biznesmenit Rezart Taçi, i cili akuzohet se ushtroi dhunë fizike ndaj gazetarit Mero Baze, një natë më parë në një nga lokalet e njohura të zonës së ish Bllokut. Në deklaratën për mediat thuhet se me këtë shpërblim, shoqatat ndihmojnë forcat e rendit me qëllim që ky person i shpallur në kërkim nga policia të vihet sa më parë para drejtësisë. “Në një kohë kur Rezart Taçi, përmes zëdhënësit të tij shpërndan deklarata false, duke mohuar paturpësisht dhunimin e gazetarit Mero Baze nga ai vetë dhe truprojat e ti e ndërkohë që i shpalluri në kërkim, Rezart Taçi dërgon komunikata për median, prokuroria ende nuk ka marrë në pyetje zëdhënësin e tij për të mësuar vendin ku ndodhet biznesmeni i akuzuar”, thuhet në deklaratën e gazetarëve.
Ndërkohë agjencia italiane Tgcom, ne percjelljen e ngjarjes,se rende ndaj fjales se lire ne shqiperi,shprehet se Baze eshte autor i dhjetra artikujve dhe emisioneve,qe kane denoncuar lidhjet e interesit mes Tacit dhe kryeministrit Berisha, si edhe shkeljet e verejtura, gjate privatizimit te armo-s. Ndersa per pershkrimin e Rezart Tacit,kjo agjensi permend terheqjen e tij nga oferta per blerjen e klubit te Bolonjes. “Tgcom” thekson gjithashtu se gazetari Baze eshte aktualisht ne nje lufte te hapur me kryeministrin Berisha. Lajmi i agresionit fizik, ndaj drejtuesit te emisionit “faktori Plus”, i shoqeruar me deshmite e kolegeve te tij, ka gjetur mbulim ne shume media te rajonit, por edhe ne agjencite prestigjoze nderkombetare. BBC shprehet se shkak per sulmin ndaj gazetarit Baze,duket se kanë qenë shkrimet e vazhdueshme që zoti Baze ka bërë në adresë të Taçit, duke e akuzuar për afera të shumta korruptive. Zeri i Amerikes thekson,faktin, se ky nuk eshte agresioni i pare qe i behet gazetarit baze per shkak te detyres. Ndersa DË, permend edhe vleresimin me nje cmim qe emisioni investigativ “Faktori Plus”, mori ditet e fundit,per rolin e tij ne denoncimin e aferave korruptive.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›