E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: Gramozi smund të falë para tifozëve kolonjarë

Nga Kristi Lilo

Mbrojtësi Ajet Shehu, një nga më të mirët në fitoren e Kavajës, e vlerëson Ilirinë dhe bën apel për kujdes maksimal

Pasi kanë arkivuar fitoren me Besën, kolonjarët janë përqendruar te ndeshja me Ilirinë, e para për këtë kampionat para tifozëve të tyre. Kuptohet që grupi i futbollistëve ka më shumë besim pas atij suksesi të bujshëm të javës së parë. Kemi marrë një fitore me shumë vlera përballë Besës. Gjithçka ka shkuar mirë për nedhe fitorja ishte e merituar.

Forcën tonë pa dyshim që do ta tregojmë edhe në ndeshjet e tjera, duke qenë në vendet e para të renditjes. Fitorja na jep më shumë kurajë për vazhdimin e kampionatit, thotë për Sportin shqiptar mbrojtësi kosovar, Ajet Shehu, i cili luan sezonin e parë me Gramozin. Ai ishte një nga pikat më të forta në Kavajë dhe për këtë ka marrë përgëzime nga të gjithë.

Iliria Për takimin e radhës me Ilirinë mbrojtësi shprehet me shumë optimizëm për një fitore të radhës. Duke luajtur për herë të parë para tifozëve tanë, që dhe në Kavajë nuk na kanë munguar, duke na përkrahur, sidomos pas disavantazhit, them se do të fitojmë. Tri pikët kërkohen nga të gjithë, por duhet shumë punë, sepse përballë kemi një ekip që ka humbur javën e parë dhe do të vijë në Ersekë me synimin e vetëm për të rikuperuar pikë.

Por kjo nuk mund të ndodhë, pasi Gramozi është një ekip i përgatitur mirë fizikisht dhe taktikisht. Për këtë meritë kanë pa dyshim trajnerët Qirjako dhe Hitaj. E kemi vlerësuar kundështarin e radhës si çdo ekip tjetër të kampionatit dhe ajo që na intereson është vetëm fitorja.

Kemi në ekip shumë futbollistë që e njohin mirë kategorinë e parë dhe përvoja e tyre do të udhëheqë Gramozin drejt ngjitjes në superligë. Duhet që eksperiencën tonë ta vëmë në eficensë, me qëllim që ta nderojmë fanellën që mbajmë veshur. I kemi të gjitha mundësitë për këtë, – ka theksuar Shehu në fund.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›