E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capdevila në radar të Juventusit

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 14:40

Sipas medieve italiane Juventus është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të majtë të Benficas, Joan Capdevila.

Bianconerët kanë nevojë për një mbrojtës të majtë dhe kjo është vërejtur menjëherë pas fillimit të sezonit në Serie A.

Suspendimi i Paolo De Ceglies nënkupton se Juventus ka vetëm një mbrojtës të majtë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme kundër Sienës, veteranin Fabio Grosso.

Andaj, Juventus do të mundohet të eliminon problemin në janar duke bërë përpjekje për transferimin e Capdevilas i cili paraqet një zgjidhje të përkohshme meqë është 33 vjeq.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›