Corinthians kërkon Gomesin

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 15:21
Portieri i Tottenhamit Heurelho Gomes është objektiv për klubin brazilian Corinthians. Gomes ka humbur vendin në formacionin bazë nga përforcimi i ri Brad Friedel e madje ka mbetur edhe prapa Carlo Cudicinit.
Ai pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit ndërsa në Brazil qarkullojnë njoftime se Corinthians është i gatshëm të kthen 30 vjeçarin në vendlindjen e tij.
Corinthians thuhet se është i gatshëm të paraqet ofertë për Gomesin por mund të bisedohet edhe rreth huazimit për pjesën e mbetur të sezonit.