E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kërkon edhe 35 mijë punëtorë

13/05/2009  Punësimi stinor, Ende e hapur procedura e dorëzimit të kërkesave për shtetasit shqiptar

Publikohet lista e vendeve të lira stinore, si dhe atyre që tashmë janë të plotësuara

Procedura e aplikimit për punësim stinor në shtetin italian do të vijojë të jetë e hapur edhe gjatë këtij muaji, kjo për shkak të mosplotësimit të kuotave të miratuara për vitin 2009. Për të përfituar nga vendet e punës, tashmë të publikuara për secilin nga rajonet, aplikimet nga shtetasit shqiptarë mund të kryhen nëpërmjet internetit, në mënyrë individuale ose me ndërmjetësim të shoqatave të punës. Sipas raporteve të publikuara, bëhet e ditur se vendi ynë renditet i katërti për sa i përket fluksit të kërkesave të paraqitura për punësim. Zyrtarisht është deklaruar se kuotat për baristë, kamerierë, punëtorë bujqësie, shërbim shtëpiak, mekanikë e nëntipa të tjerë të punëtorëve stinorë nuk janë plotësuar.

Punësimi

Vetëm tri javë nga kjo datë punëdhënësit paraqitën diçka më shumë se 44 mijë kërkesa për punësim, qoftë individualisht, qoftë edhe përmes shoqatave të tyre të punëdhënësve. Në klasifikimin e posaçëm, sipas shtetësive, kryeson nënkontinenti indian, me më shumë se 10 mijë kërkesa për punëtorë bangladeshas dhe indianë; më pas vijon Maroku (thuajse 7 mijë kërkesa), Shqipëria (4 mijë) dhe Moldavia (3 mijë). Provincat që kanë regjistruar numrin më të madh të kërkesave janë Latina (6 mijë), Raguza (6 mijë) dhe Krotone (2 mijë).

Aplikimi

Punëdhënësi duhet të lidhet me sitin e Ministrisë së Brendshme: ëëë.interno.it , të hyjë në zonën/fushën e posaçme për flukset stinore 2009 dhe të regjistrohet, duke futur emër, mbiemër, datëlindjen, një adresë të postës elektronike dhe një fjalëkalim hyrjeje. Kështu, do të marrë një e-mail me udhëzimet për të konfirmuar regjistrimin dhe për të aktivizuar të drejtën e tij të përdorimit. Duke futur e-mail-in dhe fjalëkalimin, punëdhënësi i regjistruar mund të hyjë në zonën/fushën e dedikuar në ëëë.interno.it dhe të krijojë modulet për kërkesën e tij për punësim. Për çdo modul duhen futur të dhënat vetjake dhe të atij punëtori stinor që dëshiron ta thërrasë në Itali. Plotësimi mirëfilltë i moduleve do të bëhet në një kohë të dytë. Tani është e domosdoshme të shkarkohet dhe të instalohet në kompjuterin personal softueri i Sportelit Unik për Imigrimin (SUI). Në atë faqe gjenden lidhjet për të shkarkuar versionet e SUI për Ëindoës, Linux dhe Os, si dhe manualet e udhëzimeve. Aktivizohet softueri SUI, sigurohet që kompjuteri personal të jetë lidhur me internetin dhe klikohet në “importa i moduli elettronici nel programma”. Këtu duhen futur të zakonshmet e-mail dhe fjalëkalimi, pas kësaj modulet e aktivizuara më parë te ëëë.interno.it, do të kalojnë te kompjuteri personal. Hartimi i kërkesave në këtë fazë nuk është e domosdoshme të jesh lidhur me internet. Nga faqja kryesore e SUI, klikohet te “visualizza domande da compilare” dhe vazhdohet duke plotësuar të gjitha fushat e kërkesës (tipi i kontratës që dëshiron të zbatosh si punëdhënës, ku mendon të strehosh këtë punëtor, karakteristikat e ndërmarrjes satee etj.). Këto ruhen në pritje të dërgimit të kërkesës. Punëdhënësi lidhet me internet dhe aktivizon në kompjuterin personal softuerin SUI. Ai klikon te “visualizza domande da inviare”, pra dërgon kërkesën për punësimin e punëtorëve stinorë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›