Shehu: Nuk ka pakt me LSI për kryeprokurorin
Deputeti i PS
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, duke folur për kryeprokurorin e ri, ka thënë se zgjedhja e tij është një e drejtë kushtetuese e Presidentit Bujar Nishani. Ai ka thënë për Ora News se kryeprokurori i ri nuk do të dalë nga një marrëveshje PD-LSI. Kjo, pasi sipas Shehut, zgjedhja e kryeprokurorit të ri është një çështje institucionale dhe jo politike. Pra, një zgjedhje që i takon Presidentit Nishani. Ndërkohë, në lidhje me debatin e imunitetit, në të njëjtën linjë me qëndrimin e Kryeministrit Berisha, ai e sheh referendumin si të vetmen rrugë për kufizimin e imunitetit. Opozita kërkon ta kushtëzojë me elementë të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me imunitetin vetëm për ta bllokuar dhe si rrjedhojë nuk shoh zgjidhje tjetër veçse heqjen e tij me referendum, tha ai. Sipas Shehut, referendumi nuk do të përbëjë një test për mazhorancën, e cila, sipas tij, do të jetë fituese e zgjedhjeve të 2013-s.
Shehu: Nuk ka pakt me LSI për kryeprokurorin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip