E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, në Cape Tawn për Kongresin e Internacionales

Gazeta Shqip

Afrikë

Krerët e së majtës zgjedhin pasardhësin e Papandreut

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, së bashku me deputetin Taulant Balla janë nisur drejt Afrikës së Jugut, ku do të marrin pjesë në Kongresin e 24-t të Internacionales Socialiste. Kongresi, i cili është i pari që zhvillohet në Afrikën e Jugut, do të fillojë më 30 gusht dhe do të zgjasë deri në 1 shtator. Në këtë kongres do të marrin pjesë 162 liderë të partive politike nga e gjithë bota, të cilët do të zgjedhin edhe presidentin e Internacionales Socialiste. Temat që do të dominojnë 3 ditët e zhvillimit të këtij takimi janë: strategjia social-demokrate ndaj krizës financiare, përpjekja për liritë dhe të drejtat e njeriut, forcimi i demokracisë përfaqësuese etj. Në punimet e këtij kongresi do të mbajë një fjalim edhe lideri i opozitës, Edi Rama.

Në këtë takim, krerët e PS-së do të jenë përfaqësuesit e vetëm nga Shqipëria, pasi nuk do të marrin pjesë përfaqësues nga LSI-ja dhe Partia Socialdemokratike. Në këtë kongres, Rama pritet të zhvillojë takime mes krerëve të lartë të shteteve dhe të partive socialiste e socialdemokrate të vendeve perëndimore. Në ditën e dytë të Kongresit të IS-së, që zhvillohet në Cape Tawn, pritet të zgjidhet dhe presidenti i ri i Internacionales Socialiste, që aktualisht është ish-kryeministri i Greqisë dhe ish-kreu i PASOK-ut, Jorgos Papandreu. Kandidat potencial për të drejtuar këtë organizatë është lideri i laburistëve britanikë, Ed Millibant, si dhe drejtuesi i social-demokratëve gjermanë, Sigmar Gabriel.

Rama, në Cape Tawn për Kongresin e Internacionales burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›