Shehu pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare
Autori i Lajmit: Red.Nënkryetari i Partisë Demokrate të Re, Tritan Shehu, do të marrë pjesë, në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Një botë pa dhunë, dialogu midis feve dhe kulturave”, e cila do të zhvillohet në Napoli (Itali) në datat 21-23 tetor.Në këtë konferencë, të organizuar nga Komuniteti Sant e Gidio, do të marrin pjesë personalitete nga e gjithë bota. Gjithashtu në të, do të jenë pjesëmarrës Papa Benedikti i 16-të, Presidenti i Italisë, Corsiga, etj. Zyra e Shtypit pranë PDR-së, bëri të ditur dje se Nënkryetri i kësaj partie, Tritan Shehu do të referojë për temën me titull: “Dialogu ndërfetar në Shqipëri dhe veçoritë e tij”.
Konferenca do të dalë me mjaft konkluzione të rëndësishme në lidhje me përpjekjet që duhen bërë për të krijuar një botë pa dhunë dhe në paqe.
Ky lajm është publikuar: 22/10/2007