E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashi: Po përshkallëzohet pasiguria në vend

Autori i Lajmit: Red.Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje në lidhje me situatën e sigurisë në vend.Sekretari për Marrëdhënien me Publikun pranë LSI-së, Ilir Dashi, u shpreh se “kohët e fundit vihet re një problem shqetësues për qytetarët – përshkallëzimi i pasigurisë dhe e qetësisë së jetës publike”.“Është shumë evident rigjallërimi i trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, si pasojë e rënies së intensitetit të forcës goditëse nga organet e rendit, ku ndër të tjera ndikojnë dhe problemet e këtyre organeve me burimet e tyre njerëzore, të vërejtura së fundi. Ka rritje të krimit në familje, të dhunës ndaj gruas e të miturve, veçanërisht në zonat rurale”, tha Dashi. Sipas tij, “çdo ditë po shtohen rastet e dhimbshme të vetëvrasjeve tek adoleshentët, por dhe në moshat madhore si pasojë e rritjes së stresit dhe depresionit, ku shkaku kryesor, sipas disa studimeve, është përkeqësimi i kushteve ekonomike”.“Është bërë shumë kritike rritja e aksidenteve rrugore. Mesatarisht një në ditë është numri i aksidenteve rrugore me pasoja fatale për jetën. Ndër shkaqet kryesore të rritjes së aksidenteve rrugore janë infrastruktura e keqe dhe mungesa e sinjalistikës rrugore”, tha zoti Dashi.

Ky lajm është publikuar: 22/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›