E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja Nano mbledh firmat për referendumin

Autori i Lajmit: Red.Takimet e ardhshme të ish-kryetari të Partisë Socialiste, Fatos Nano, me bazën socialiste pritet të jenë në zonën Juglindore të vendit.Burime nga Lëvizja për Rimëkëmbjen e PS-së, e cila kryesohet nga zoti Nano, dhe që synon kthimin e vlerave në këtë parti, bënë të ditur se takimet do të vijojnë në qytetet Korçë dhe Pogradec, gjatë javës së ardhshme.Ish-kryetari socialist, Nano, dhe mbështetësit kanë zhvilluar deri tani takime me bazën socialiste në Tiranë, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë.
Në këto takime,Nano ka akuzuar drejtuesit aktualë të PS-së, si shkaktarët kryesorë të tkurrjes së partisë dhe shkatërrimit të vlerave të saj. Ndërkohë edhe dputeti socialist, një nga mbështetësit e ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano, dhe lëvizjes së kryesuar prej tij, Durim Lamaj, i cilësoi si mjaft të mira takimet e deritanishme në bazë.Ai tha se “së fundmi është vënë re një shtim i përkrahësve dhe kjo jo vetëm anëtarë të PS-së, por dhe struktura drejtuese në degë, siç ndodhi në Shkodër”.Sipas tij, "kjo po tregon qartë që mbështetësit e zotit Nano dhe lëvizjes së kryesuar prej tij janë ata që u dhimbset PS-ja, socialistët e vërtetë që kanë vlera".“Njerëzit kanë mbushur sallat, ku janë zhvilluar takimet, kjo dhe si pasojë e politikës përjashtuese të kryetarit aktual të PS-së, Edi Rama”, tha më tej Lamaj. “Gjithashtu, në takimet e deritanishme, zoti Nano po evidentohet dhe si një udhëheqës shpirtëror i socialistëve, të cilët gjejnë veten në filozofinë dhe figurën e tij”, tha më tej zoti Lamaj, ndërsa shtoi se "socialistët kërkojnë një lider që është i aftë të zgjidhë problemet".“Tashmë, ka ardhur koha për hapin tjetër, që është evidentimi i shkeljeve në zgjedhjet e fundit në PS”, tha deputeti socialist, ndërsa shtoi se “kjo do të arrihet me mbledhjen e firmave për referendumin për kontestimin e këtyre zgjedhjeve”.

Ky lajm është publikuar: 22/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›