E Shtunë, 31 Tetor 2026

IAAF: Ruli është presidenti i FSHA-së

Federata Ndërkombëtare e Atletikës rikonfirmon edhe njëherë se njeh për president vetëm Gjergj Rulin. "Ashtu dhe siç e dini, IAAF ka marrë informacione lidhur me zgjedhjet e Presidentit të FSHA-së, theksohet në përgjigjen e federatës ndërkombëtare për ministrin Ardian Turku dhe presidentin e KOKSH-it, Hysen Domi. Ne kemi kryes disa hetime dhe në bazë të këtyre kemi arritur në konkluzionet e mëposhtme: Zoti Fatos Shehu nuk është më President i FSHA-së, që kur përfundoi mandatin e lënë nga Gjergj Ruli, i cili u largua më 2005-ën. Ne e konsiderojmë se zoti Gjergj Ruli ishte i përshtatshëm për t‘u bërë një kandidat i Presidencës së FSHA-së dhe në zgjedhjen e tij si President gjatë asamblesë së 30.01.2009. Asambleja e mbajtur më 06.02.2009 nuk është e vlefshme, kështu që Gjok Uldedaj nuk konsiderohet si president i FSHA-së. Nëse ju nuk keni ndonjë fakt që të provojë papranueshmërinë e Gjergj Rulit ne do të njohim zgjedhjet dhe gjithashtu zotin Gjergj Ruli si president nga 2009-2012".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›