Shelvey mungon për tre muaj

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 19:33
Mesfushori i ri i Liverpoolit, Jonjo Shelvey do të qëndrojë jashtë fushës për tre muajt e ardhshëm për shkak të një lëndimi në gju.
Dëmtimi e detyroi 18 vjeçarin të tërhiqet nga ndeshja miqësore e Kombëtares U-19 të Anglisë kundër Gjermanisë të martën. Kontrollimet mjekësore kanë vërejtur lëndimin e konsiderueshëm.
“Jam i zhgënjyer, por shpresoj të kthehem edhe më i fortë”, tha ish futbollisti i Charltonit për ueb faqen e Liverpoolit. Shelvey ishte aktivizuar nga bankina në secilën prej gjashtë ndeshjeve të para të menaxherit të ri Kenny Dalglish.