Te moshuar, vdesin te braktisur
Gezim Ashimi
Fundjava ka shenuar vdekjen e 4 te moshuarve te braktisur ne rrethet e Pogradecit dhe te Korces. Mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne fshatin Bucimas, te rrethit te Pogradecit, u gjeten ne banesen e tyre 75-vjecarja Mynyre Berberi dhe bashkeshorti i saj Dynjamini. E moshuara kishte nderruar jete, ndersa 74-vjecari ka vdekur gjate transportimit per ne spital.
Ne dhomen e gjumit te dy te moshuarve, policia gjeti nje mangall me prush, te cilin e kane perdorur per t'u mbrojtur nga i ftohti i ketyre diteve. Ekspertet mjeko-ligjore thane se mbajtja ndezur e mangallit gjate nates dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen dy te moshuarve. Policia tha se ata vuanin per shkak te moshes nga semundje kronike si diabeti, zemra dhe tensioni. Mungesa e oksigjenit nga mangalli me prush, sipas policise, ka shkaktuar vdekjen e dy pleqve. Per te qartesuar rrethanat e vdekjes se tyre jane thirrur mjeke eksperte te Institutit te Mjekesise Ligjore ne Tirane.
Po kete fundjave, eshte transportuar i vdekur ne spitalin e Korces 84-vjecari Syrja Mecaj me banim ne fshatin Drithas. Ai eshte gjetur i vdekur nga djali i tij ne shtepine e vjeter te kesaj familjeje ne fshatin Bozdovec, ku i moshuari shkonte shpesh. Sipas te dhenave paraprake, 84-vjecari ka vuajtur nga semundja kronike e astmes, dhe kjo mund te kete qene shkak i vdekjes se tij. "Gjithcka do te sqarohet nga autopsia dhe hetimet e metejshme", thane burimet e policise. Nje tjeter i moshuar eshte gjetur kete fundjave i vdekur, ne afersi te rruges nacionale Korce-Pogradec. Burimet e policise thane se rreth 300 metra larg rruges se fshatit Nizhaves, eshte gjetur kufoma e nje personi te seksit mashkull, qe nuk kishte shenja dhune ne trup. Policia e ka identifikuar viktimen si 77-vjecarin Qemal Bramaj, banor i fshatit Petrushe, ne rrethin e Pogradecit. Hetimet ende nuk kane zbardhur shkaqet e vdekjes se te moshuarit.
Te vdekurit e fundjaves:
Mynyre Berberi, 75 vjece
Dynjamin Berberi, 74 vjec
Syrja Mecaj, 84 vjec
Qemal Bramaj, 77 vjec
Nje person i paidentifikuar, rreth 60 vjec