Gati tenderi për ngritjen e apartamenteve sociale
10/07/2009 Janë akorduar 250 milionë lekë për ndërtimin e 85 banesave bë lagjen “16 Prilli”
FIER- Po çelet drita jeshile për ndërtimin e apartamenteve sociale, të cilat do të shërbejnë për strehimin e familjeve të pastreha. Do të jenë 250 milionë lekë të reja për ndërtimin e 85 apartamenteve të reja, ku 60% e kësaj shume është kredia e marrë nga Banka Evropiane, ndërsa interesat do të shlyhen nga qeveria shqiptare.
Projekti
Sheshi i ndërtimit që ndodhet në lagjen “16 Prilli” të qytetit të Fierit ka një sipërfaqe prej 9000 m2 për ndërtimin e 3 pallateve. “Pasi ka dështuar tenderi i parë për ndërtimin e këtyre apartamenteve, ka thënë juristi i Bashkisë Fier, Luan Cala, këto ditë do të zhvillohet tenderi i anuluar, i cili do të shërbejë për ndërtimin e apartamenteve sociale për familjet e pastreha”.
Sipas drejtuesit të departamentit juridik pranë Bashkisë Fier, numri i familjeve të pastreha që kanë aplikuar për marrjen e këtyre apartamenteve shkon në 700, por këtë aplikim shumica prej tyre e kanë bërë për t’ju shmangur taksave dhe do të jetë Këshilli Bashkiak i Fierit, i cili do të përzgjedhë sipas sistemit të pikëzimit familjet përfituese. Parashikohet që ky projekt të reduktojë numrin e familjeve përfituese në këtë qytet, që gjithsesi mbetet tepër i lartë. “Ne si departament juridik jemi njohur me kërkesat e këtyre familjeve të pastreha”,-ka thënë Cala. Regjistrohen si të pastreha rreth 700 familje, realisht janë të pastrehë, por shumica e tyre nuk jetojnë në Shqipëri dhe e bëjnë këtë aplikim për mospagimin e taksave totale bashkiake për sipërfaqet e apartamenteve që ata disponojnë në pronësi në Shqipëri dhe që sipas ligjit, janë të detyruar t’ia paguajnë pushtetit lokal”, tha Cala. Gjithsesi numri i familjeve të pastreha në Fier është i lartë. Prej vitesh shumica e këtyre familjeve janë në pritje të ndihmës nga shteti pasi me të ardhurat që sigurojnë nuk mund të blejnë dot apartamente. Një pjesë e mirë e tyre jetojnë dhe në shtëpitë e ish-pronarëve të përzënë apo të internuar nga sistemi komunist ose jetojnë në hapësira të vogla dhe pa kushtet minimale. Pritet që pas përfundimit të tenderit të fillojnë punimet për ngritjen e këtyre pallateve, maksimumi në vjeshtën e këtij viti. Zyrtarë të Bashkisë së Fierit nuk kanë përcaktuar ndonjë afat se kur mund të përfundojë ngritja e tyre, por mendohet që të jenë gati për familjet e pastreha në fillim të vitit 2011. Ndërkohë kriteret për përfitimin e një apartamenti social janë të mirëpërcaktuara me ligj.
FONDI
Do të jenë 250 milionë lekë të reja për ndërtimin e 85 apartamenteve të reja, ku 60% e kësaj shume është kredia e marrë nga Banka Evropiane, ndërsa interesat do të shlyhen nga qeveria shqiptare. Numri i familjeve të pastreha në Fier, të cilat kanë aplikuar për marrjen e këtyre apartamenteve shkon në 700, por realisht të pastreha mund të jenë më pak.
VENDI

AFATE
Pritet që pas përfundimit të tenderit të fillojnë punimet për ngritjen e këtyre pallateve, maksimumi në vjeshtën e këtij viti. Zyrtarë të Bashkisë së Fierit nuk kanë përcaktuar ndonjë afat se kur mund të përfundojë ngritja e tyre, por mendohet që të jenë gati për familjet e pastreha në fillim të vitit 2011. Ndërkohë kriteret për përfitimin e një apartamenti social janë të mirëpërcaktuara me ligj.