Totozani: Policia dhunoi qiramarrësit e qëlloi me armë, Enti i Banesave abuzon
Tiranë- Një ditë pas nxjerrjes më dhunë dhe një situatë të tensionuar të afro 14 qiramarësve të një godine pranë shkollës Petro Nini Luarasi në Tiranë ka reaguar Avokati i Popullit Igli Totozani duke thënë se policia dhunoi qiramarrësit dhe përdori armë.
Në një konferencë shtypi zoti Totozani tha se ka kundërshtuar aktin normative të Qeverisë Shqiptare pasi sipas tij që po krijon akte të tensionuara.
Kemi dërguar shumë shkresa për mosmiratimin e aktit normativ dhe reagimin ia kemi dërguar Kryeministrit për ndryshimie ligjore të trajtimit të qiramarrësve. Avokati i Popullit nuk bie dakord që familje të tëra të mbeten në mes të katër rrugëve. Dëmi psikologjik është i pariparueshëm jo vetëm për to, por për të gjithë shoqerinë shqiptare. Nuk mundet që familje që kanë persona PAK, të moshuar e fëmijë të mitur e pa mundësi financiare të trajtohen në këtë mënyrë,-tha Totozani.
Sipas Avokatit të Popullit praktika e vendeve të tjera ka treguar se nisma të tilla përbëjnë cënim të vetë jetës familjare e cënojnë vlerat e bazës së shoqerisë sonë.
Avokati i Popullit do të ndjekë nga afër problemin e për raste të veçanta, pasi siç tha Totozani: Ka edhe raste ku ekziston edhe dyshimi se Enti i Banesave mund të ketë abazuar me ligjin, sikur është një rast që po e trajtojmë, ai i çerdhes nr. 36 në Tiranë.
Prokuroria të nisë ndjekjen penale rast pas rasti. Ish-pronarët të marrin banesat, por qiramarrësit nuk marrin dot as kredi e as banesa sociale e për më tepër qëndrat për moshat e treta skanë vende.
Totozani tha se është tepër i shqetësuar nga situata dhe i bën thirrje Kuvendit të miratojë bazën ligjore për trajtim individual, specifik për secilën familje qiramarrëse. Teksa i kërkoi policisë të mos krijojë situata konfliktuale.