Sherr mes të rinjve në Durrës, vritet me armë zjarri 27-vjeçari
Durrës- Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi është qëlluar me armë zjarri.
Policia e qytetit bregdetar tha se ngjarja u shënua në lagjen nr.18, ndërsa mësohet se viktima është 27-vjeçari Refik Lila, banues në Durrës
Sipas policisë viktima ka humbur jetën në spital, ndërsa janë duke vijuar hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e vrasjes.
Dyshohet se plumbat ndaj tij kanë ardhur pas një konflikti me disa të rinjve, teksa nuk dihet nëse 27-vjeçari ka qenë pjesë e sherrit apo është qëlluar rastësisht.