E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisi sot në Kopenhagen, samiti për klimën dhe ngrohjen globale

Në këtë samit marrin pjesë përfaqësues nga 192 shtete të globit. Për të theksuar impenjimin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër ngrohjes globale pritet që këtij samiti t’i bashkohet edhe presidenti Barak Obama, vendi i të cilit është një prej emetuesve më të mëdhenj të gazit të karbonit. Qëllimi i këtij samiti është arritja e një marrëveshje globale për reduktimin e këtij fenomeni duke zëvëndësuar kështu protokollin e Kiotos që në vetvete dështoi në arritjen e objektivit të saj kryesor. Marrëveshja e re parashikon që cdo vend firmëtar të reduktojë emetimin e gazrave në një kuotë të madhe deri në vitin 2020. Në prag të kësaj konference në shumë qytete europiane janë regjistruar protesta të shumta. Demonstruesit nga shoqata të asmbientit dhe grupeve anti globalizmit kërkojnë impenjim serioz të vendeve të globit dhe jo dokumenta të shkruar që në praktikë mund të mos kenë asnjë vlerë për shpëtimin e tokës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›