E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet shtepia 300 vjecare e Koloit

Gjirokaster- Specialistet e Monumenteve te Kultures ne Gjirokaster, te mbeshtetur edhe nga efektive te Policise Bashkiake kane ndermarre dje aksionin per shembjen e kontrolluar te baneses 300 vjecare te Koloit. Godina prej kohesh ishte kthyer ne nje kercenim serioz per jeten e banoreve te lagjes "Varosh". Banesa tri kateshe e Koloit, "Monument Kulture", nje prej ndertimeve me tipike te arkitektures karakteristike gjirokastrite, do te demtohej fillimisht nga nje zjarr aksidental. Shtepia vitet e fundit ishte e braktisur dhe ne te nuk jetonte njeri. Pasditen e 13 janarit 2008, do te perfshihej nga zjarri dhe flaket do e demtonin krejtesisht. Perpara disa javesh KRT-ja e bashkise se Gjirokastres, dha miratimin per shembjen e kontrolluar te 12 banesave te gurta qe ndodhen kryesisht ne pjesen e siperme te qytetit. Perpara ketij vendimi, Institucionet e Monumenteve te Kultures i kishin shpallur disa prej tyre me "Rrezik shembje".

B. K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›