Thaçi: Dialogu është në top agjendë ndërkombëtare

Kryeminsitri Hashim Thaçi duke folur në Zërin e Amerikës për bisedimet Kosovë –Serbi ato janë një kthesë pozitive për vendin.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë - Serbi është në top agjendën ndërkombëtare
“Nuk do të ketë Republika Sërbska, këto janë ëndrra të Serbisë që do të mbesin të parealizuara”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq për Asocioacionin e Komunave tha është i garantuar me dokumentin e Ahtisarit. “Unë i siguroj qytetarët e Kosovës se gjithçka do të jetë në Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjin për Vetëqeverisje Lokale”, tha Thaçi.
Ai ka thënë se Serbia është detyruar të pranojë domosdoshmërinë e funksionimin e plotë të drejtësisë./Indeksonline/