SMS Berishës: Boll e shkatërrove vendin

Kryeministri, Sali Berisha bëri dje të ditur se ka marrë në telefonin e tij celular një mesazh nga një qytet, i cili i bënte thirrje të largohej nga pushteti duke e akuzuar se e kishte shkatërruar vendinm shkruan Balkan Web.
“Në What’s-up tim, një qytetar më shkruan: Kot e ke, këto zgjedhje do t’i fitojë Edi Rama. Boll më se e shkatërrove këtë vend. Atëhere unë i them se pavarësisht se ti paske këto vërejtje, në qoftë se gjykon gjakftohtë nuk mund të thuash që vendi nuk ka ndryshuar dhe në këtë aspekt, i rendita, tre-katër gjëra. Më pas tonet në What’s-up ndryshuan qartësisht”, - sqaroi mes të tjerash kryeministri Berisha./Indeksonline/