E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje në Kaliforni, 3 të vrarë

Një shkëmbim zjarri në rrugët e Santa Cruz, në Californi, ka shkaktuar të paktën 3 të vrarë, nga të cilët 2 agjentë të policisë dhe një i dyshuar.

Gjithçka ka ndodhur në pak minuta: policia, teksa po hetonte një rast ngacmimi seksual, i është drejtuar një shtëpie, ku besohej të ishin strehuar të dyshuarit, por është pritur me të shtëna armësh, të cilat kanë vijuar edhe në rrugë, pasi të dyshuarit janë larguar duke vrapuar nga shtëpia, transmeton Express.

Ndërkohë, në një tjetër ngjarje të veçuar, ka pasur panik në një kamp Universitar në zonën bregdetare të Karolinës, ku një person është futur në mbrëmje, ka qëlluar duke lënë një të plagosur dhe është larguar menjëherë me anë të një automjeti.

Policia, sipas raportimeve të shtypit amerikan, është vënë në kërkim të agresorit, teksa i plagosuri është transportuar për në spital./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›