E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle ia kujton Maqedonisë kriteret e Kopenhagës

Situata aktuale politike në Republikën e Maqedonisë sfidon përmbushjen e njërit nga tre kriteret e Kopenhagës, i cili ka të bëjë me pjekurinë e institucioneve politike, dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për procesin eurointegrues të vendit.

Kjo ishte porosia e Komisionerit për Zgjerim, Shtefan Fyle, në takimin me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë për eurointegrime Fatmir Besimi.

“Porosia e Fyles është e qartë dhe qëndrimi i tij u shpalos edhe dje nga Zyra ndërlidhëse e BE në Shkup. Komisioneri më njoftoi se situata aktuale politike në Maqedoni sfidon përmbushjen e njërit nga tre kriteret e Kopenhagës, i cili ka të bëjë me pjekurinë e institucioneve politike”, tha Besimi, pas takimi që zhvilloi me diplomatin evropian në ndërtesën “Berlemont” në Komisionin Evropian, shkruan Ina.

Fyle ka theksuar se, të gjithë aktorët politik në Maqedoni duhet të angazhohen për përmbushjen e agjendës për reforma si dhe të fokusohen në interesin kombëtar dhe interesin e qytetarëve.

Sipas tij, vetëm kështu Maqedonia mund të përparoj në rrugën drejtë integrimit evropian./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›