Hoxhaj: Normalizim, vetëm pas anëtarësimit në OKB

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për Radio Deustche Welle ka thënë se ekzistojnë dy procese vendimtare, kur bëhet fjalë për anëtarësimin e ardhshëm të Republikës së Kosovës në OKB.
Sipas tij, së pari, procesi i pandalshëm i njohjeve të Kosovës që po ndodh dhe së dyti, dialogu mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i cili do të duhej të përcillej edhe me kërkesën tonë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.
“Një proces të mirëfilltë dhe të plotë të normalizimit të relacioneve mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm atëherë kur Serbia e toleron apo e pranon në heshtje anëtarësimin e Kosovës në OKB, nëse në këtë fazë nuk është e gatshme ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të vendos raporte diplomatike. Vetëm atëherë mund të flitet për normalizimin e plotë të raporteve mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane”, ka paralajmëruar Hoxhaj./Indeksonline/