E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denim me burg Vasil Bollanos

Vlore- Gjykata shkarkon nga detyra kryebashkiakun e Himares dhe e denon me 6 muaj burg dhe 500 mije leke gjobe. Pervecse detyres, Vasil Bollano rrezikon edhe izolimin ne qeli, nese edhe Shkalla e Dyte e Gjyqesorit do te lere ne fuqi vendimin e djeshem te Gjykates se Vlores. Trupi gjykues, i kryesuar nga Shkelzen Selimi, ka dhene gjysmen e denimit te kerkuar nga prokurori Sokol Malaj. Gjate vendimit ne salle mungonte kryebashkiaku Vasil Bollano dhe avokati i tij, Petraq Curri. Zyrtari e ka cilesuar vendimin te qellimshem dhe nacionalist, duke sulmuar edhe prokurorin si te njeanshem. Akuzat qe renduan mbi Bollanon ishin "shperdorim i detyres" dhe "shkaktim i demit" pas shkuljes se tabelave ne gjuhen shqipe ne aksin Llogara-Qeparo, dhe tentatives per t'i zevendesuar me te tjera ne gjuhen greke.

Vendimi

Kreu i bashkise se Himares, Vasil Bollano, ka pasur dje ne oren 10:00 seancen e fundit gjyqesore ne ngarkim te tij, ne Shkallen e Pare te Vlores. Ne salle mungonte avokati mbrojtes, Petraq Curri, i cili e ka perfaqesuar gjate gjithe seancave te meparshme. Gjyqtari Shkelzen Selimi, lexoi vendimin dhe deklaroi se trupi gjykues doli ne konkluzionin se Gjykata e Vlores, e ka shpall fajtor kreun e bashkise se Himares, Vasil Bollano, per vepren penale te "shperdorimit te detyres", duke e denuar me 6 muaj burg ne nje institucion te sigurise se ulet, mase gjobe prej 500 mije lekesh dhe gjithashtu 3 vjet heqjen e te drejtes se ushtrimit te funksioneve publike. "Vendimi hyn ne fuqi menjehere pas marrjes se formes se prere, kurse gjoba do te mund te likuidohet brenda nje viti. Apelimi i vendimit mund te behet 10 dite nga shpallja e tij", tha Selimi. Me tej ai argumentoi se Ballono, ka vepruar ne kundershtim me ligjin dhe kete e ka bere me dashje, duke i shkaktuar nje dem shtetit me nje vlere rreth 14 milione leke, pas heqjes se tabelave nga aksi rrugor kombetar Llogara-Qeparo.

Pretendimet

Trupi gjykues dha vleresim edhe per pretendimet gjate seances se kaluar, te pales mbrojtese, qe e quajti nje gjyq nacionalist, pasi drejton nje organizate minoritare greke, "Omonian". "Vasil Bollano ka funksion publik dhe veprimet e tij te kundraligjshme i ka kryer ne baze te funksionit si kryetar i bashkise se Himares, duke shkaktuar keshtu nje dem material me paramendim", tha gjyqtari Selimi ne leximin e vendimit perfundimtar. Ne salle ishte prezent vetem prokurori i ceshtjes, Sokol Malaj, njekohesisht edhe kreu i Prokurorise se Vlores. Organi i akuzes nuk ka reaguar ne lidhje me akuzat e avokatit dhe vete kryebashkiakut per gjyqin nacionalist te njeanshem, duke ia lene ne dore gjykates qe te shprehet. Nderkohe qe mesohet se Bollano, do te apeloje vendimin ne Gjykaten e Apelit ne Vlore brenda 10 diteshit, duke pretenduar pafajesi.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›