Hajdutët “përlanë” 350 makina këtë vit
29/12/2008 Kampionë vijojnë të mbeten BENZ-i dhe BMW-ja, zonat më problematike
Vetëm 128 prej tyre janë gjetur dhe u janë rikthyer pronarëve fatlumë
TIRANE- Kohët e fundit vjedhja e automobilave nga një vend në një tjetër, është shtuar ndjeshëm. Sipas ekspertëve të hetimit të këtyre ngjarjeve, kjo situatë njëkohësisht ka rritur edhe numrin e kallëzimeve penale në organin e akuzës. Burime pranë Prokurorisë së kryeqytetit bëjnë me dije se që prej fillim vitit 2008 e deri në ditët e sotme në seksionin kundër trafikut të makinave janë regjistruar 350 kallëzime penale, nga të cilat 90 i përkasin makinave të vjedhura BMW, 158 i përkasin makinave të tipit Benz-Mercedes dhe pjesa tjetër e kallëzimeve i përket mjeteve të tipave të ndryshëm. Ndërsa për sa i përket zonave ku grabitja e makinave vërehet më dukshëm është qendra, Kombinati, dhe Kamza. Veç të tjerash burimet shprehen se hetimi që kryhet për zbulimin e këtyre veprave penale, koordinohet me gjashtë komisariatet e kryeqytetit, por edhe me atë të Kamzës, Fushë-Krujës dhe Vorës. Ndërsa për sa i përket zbulueshmërisë të kësaj vepre penale, njerëzit e akuzës shprehen se kjo gjë kryhet në shumicën e rasteve, por kjo jo gjithmonë në momentin kur i nevojitet qytetarit. Për sa i përket statistikave të zbulueshmërisë së organit të akuzës ato janë pozitive. Gjatë punës hetimore të këtij viti janë identifikuar rreth 250 automjete të grabitura nga disa grupe kriminale që veprojnë në kryeqytet. Disa prej anëtarëve të këtyre grupeve janë arrestuar, ndërsa automjetet pas kryerjes së procedurave hetimore i janë kthyer përsëri qytetarëve. Për sa i përket rikthimit të automjeteve tek pronari i tyre, organi i akuzës së bashku me policinë thonë se numri i tyre kap shifrën e 128 automjeteve të kthyera. Kjo gjë sipas tyre ndodh për faktin se organi i Prokurorisë heton fillimisht kallëzimin e kryer nga qytetari dhe në qoftë se nuk konstaton “gjurmët” e vjedhjes së automjetit, atëherë të dhënat karakteristike të makinës regjistrohen në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Shqipërisë dhe në zyrën e kontrollit fizik të makinave. Gjithashtu burimet shprehen se shumica e kallëzimeve vjetore që vijnë në Prokurori janë nga qytetarët, Drejtoria e Doganave dhe Zyra e Kolaudimit, pasi sipas tyre këto të fundit regjistrojnë shumë raste të makinave që rezultojnë të vjedhura.
Hetimi
Duket se grabitja e makinave në Shqipëri tashmë është kthyer në një mjet jetese, pasi edhe individët që kryejnë vjedhjen e tyre, kanë më shumë mundësi për shitjen e tyre dorë pas dore. Me shit-blerjen nga një vend në një tjetër por edhe me çmontimin pjesë-pjesë të automjetit në servise të ndryshme, puna hetimore e prokurorisë vështirësohet së tepërmi. Kjo jo për faktin e mungesës së vullnetit të organit të akuzës, por për pamundësinë e gjetjes së provave materiale. Sipas ekspertëve të seksionit të trafikimit të mjeteve motorike pranë Prokurorisë së Tiranës, kallëzimet e makinave të vjedhura kryhen fillimisht në komisariatet e kryeqytetit, dhe më pas dosja hetimore vjen në Prokurori. Megjithëse ekspertët e rajonit ku ndodh vjedhja kryejnë hetime në vendngjarje apo e plotësojnë dosjen me disa dëshmi, disa prej tyre nuk disponojnë asnjë provë reale, ku me kalimin e kohës kjo gjë çon në mbylljen e çështjes. Por pushimi i dosjes penale të një automjeti nuk do të thotë që makina u grabit dhe nuk gjendet më, pasi të dhënat karakteristike të këtij mjeti regjistrohen në seksionin e hetimit të Drejtorisë së Doganave dhe në Zyrën e Kontrollit Fizik të Makinave. Sipas specialistëve, në rastet kur pushohet dosja e vjedhjes së makinës, janë këto dy institucione të mësipërme që mund të konstatojnë në shumicën e rasteve makinat e vjedhura. Menjëherë drejtuesit e tyre kryejnë kallëzim në Prokurori, i cili pasi verifikohet dhe ballafaqohet me kallëzimet e “pushuara”, fillon hetimi i “pronarit” të paligjshëm dhe ndalimi i automjetit. Pasi kryen një sërë hetimesh dhe konstatohet se makina i përket një personi tjetër, atëherë mjeti sekuestrohet nga policia dhe vendoset nëse do të dëmshpërblehet pronari i saj apo do i kthehet makina.
Zonat problematike
Rastet e grabitjes së makinave evidentohet më tepër në tre zona të mëdha të kryeqytetit. Për specialistët e seksionit kundër trafiqeve të mjeteve motorike këto zona janë, qendra e kryeqytetit që përfshin dy rrugët e lumit të Lanës, ish-Bllokun, rrugën “Zogu i I”. Ndërsa dy zonat e tjera që cilësohet si problematike nga specialistët janë qyteza e Kamzës dhe zona e Kombinatit. Pikërisht në këto tre zona regjistrohen rastet më të shumta të grabitjes së automjeteve. Sipas specialistëve hetimore, precedentët e vjedhjes së makinave në këto zona vjen, pasi edhe autorët e tyre janë pikërisht banorë të tyre. Strategjia e tyre për grabitjen e një automjeti është shumë e qartë. Të vëzhgojnë në çdo moment objektivin e shënjestruar dhe të përcaktojnë vendin, orën, ditën e kryerjes së grabitjes.
Makinat kampione
Për sa i përket shijeve apo shijes së grabitësve, ndër llojet e makinave më të preferuara të tyre janë ato të tipit Benz-Mercedez dhe BMË. Mirëpo sipas specialistëve të hetimit të këtyre veprave penale, ky realitet nuk ndodh për faktin se këto lloje makinash hyjnë vërtet në shijet e grabitësve, por për ta mjetet e sipërcituara janë më të lehtat për t’u grabitur. Ekspertët sqarojnë se grabitësit me anën e çelësave hekzakonal, mundin të hapin derën e automjetit në mënyrë të habitshme. Por kjo nuk është vetëm njëra arsye për grabitjen e makinave të tipeve Benz-Mercedes dhe BMË. Një tjetër arsye që i shtyn grabitësit të vjedhin më shumë këto dy llojesh automjetesh, është sepse aktualisht Benz-i dhe BMË-ja, janë makinat më të preferuara për qytetarët. Nisur nga kjo ata kanë mundësi më shumë për shitjen në kohë të makinave të vjedhura.
Vjedhjet e kthimet
Gjatë punës hetimore të këtij viti janë identifikuar rreth 250 automjete të grabitura nga disa grupe kriminale që veprojnë në kryeqytet. Disa prej anëtarëve të këtyre grupeve janë arrestuar, ndërsa automjetet pas kryerjes së procedurave hetimore i janë kthyer përsëri qytetarëve. Për sa i përket rikthimit të automjeteve tek pronari i tyre, organi i akuzës së bashku me policinë thonë se numri i tyre kap shifrën e 128 automjeteve të kthyera. Kjo gjë sipas tyre ndodh për faktin se organi i Prokurorisë heton fillimisht kallëzimin e kryer nga qytetari dhe në qoftë se nuk konstaton “gjurmët” e vjedhjes së automjetit, atëherë të dhënat karakteristike të makinës regjistrohen në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Shqipërisë dhe në zyrën e kontrollit fizik të makinave. Në rastet kur këto konstatojnë makinën, kjo e fundit sekuestrohet dhe i kthehet pronarit të saj të ligjshëm.
Krimet e Rënda në krye të procedurave për trafikantët e makinave
Plani kombëtar synon ndëshkime të rënda
TIRANE- Trafiqet e makinave të vjedhura nga vendet e Evropës për në qytetet e Shqipërisë kanë “shtrënguar” katër ministri për të hartuar një plan kombëtar. Trafikantët e makinave do të gjykohen nga Krimet e Rënda dhe parashikohet të dënohen më ashpër, duke mos kursyer policët e doganierët e korruptuar, ndërsa planifikohen kontrolle të makinave të vjedhura. Gjithçka është parashikuar të përfundojë brenda këtij viti, pasi në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës me propozimin e ministrit të Brendshëm Këshilli i Ministrave ka vendosur ta miratojë atë. Projektvendimi quhet “Plani kombëtar i veprimit për luftën kundër trafikimit të mjeteve motorike” dhe për ta zbatuar atë Kryeministri Sali Berisha ka ngarkuar Ministrinë e Brendshme, të Drejtësisë, të Financave dhe Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Së pari, këto ministri duhet të arrijnë objektivin e identifikimit të makinave të trafikuara, duke fuqizuar kontrollin kufitar në sistemet TIMS, të ushtrojnë kontrolle doganore dhe të kontrollojnë mjetet në vendin tonë, për të gjetur makinat e vjedhura. Objektivi i dytë është goditja dhe përfshirja e trafikantëve të makinave dhe lidhjeve të tyre në procese ligjore, të përfundohen hetimet dhe pasi të dënohen trafikantët, makinat t’u kthehen pronarëve. Së treti, parashikohen të zhvillohen programe të gjera trajnimi me specialistët e institucioneve kombëtare që janë përgjegjëse për makinat e vjedhura. Ndërsa objektivi i fundit është parandalimi i trafikimit të makinave të vjedhura. Qëllimi i këtij plani është të konsolidojë përparimin e bërë deri tani dhe në të njëjtën kohë të zhvillojë metoda të reja ligjore dhe institucionale në përshtatje me specifikën në vendin tonë të fenomenit të trafikimit të makinave të vjedhura.
Shuhen shpresat për gjetjen e shumicës prej tyre
Çmontimi në servise, problem për hetimin
TIRANE- Hetimi i grabitjes apo trafikut të automjeteve nuk është aq i lehtë sa hetimi i veprave të tjera penale. Duke ju referuar burimeve pranë seksionit të trafikimit të makinave, mësohet se shkalla maksimale e vështirësisë së hetimit është në rastet kur një pjesë e mjeteve automobilistike të vjedhura, çmontohen në servise të ndryshëm. Sipas tyre, ky veprim bën që ato të shiten pjesë-pjesë dhe në vende të ndryshme. Zbardhja e kallëzimit penal në këto raste është tepër e ndërlikuar, pasi makina e çmontuar nuk ka asnjë shpresë për t’u gjetur. Gjithashtu ekspertët e këtij seksioni shprehen se kallëzimet janë nga më të ndryshmit duke filluar që me vjedhjen e gomave të mjeteve e deri tek vjedhja e motorit. Por ata theksojnë se gjatë hetimeve që kryejnë konstatojnë edhe grupe të strukturuara kriminale, të cilët sipas tyre janë të “diplomuar” për vjedhjen e makinave. Pasi grumbullojnë disa materiale hetimore, menjëherë informojnë ekspertët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët sipas tyre e kanë të drejtën juridike për hetimin e grupeve të strukturuara kriminale. Shqipëria është një prej destinacioneve të makinave të trafikuara. Me gjithë përpjekjet për të ndalur këtë fenomen, sërish në territorin shqiptar arrihen që të futen makinat luksoze. Ka disa rrugë për realizimin e kësaj. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit shprehen se rrugët e trafikimit janë të ndryshme, si nëpër pikat e kalimit kufitar, ashtu edhe nga kufiri i gjelbër. Nga ana e policisë janë bllokuar disa automjete luksoze, si në pikat e kalimit kufitar, ashtu edhe në kufirin e gjelbër. Një nga pikat e kalimit kufitar, Muriqani, ka bllokuar vetëm gjatë këtij viti 4 automjete që janë trafikuar në drejtim të Shqipërisë dhe në pranga të policisë kanë rënë disa shtetas, madje shumica e tyre, shtetas të huaj.