Gjendet i varur në pyllin e Semanit biznesmeni
29/12/2008 Dyshime për vetëvrasje
FIER- Gjendet i varur në pyllin e Semanit Et’hem Aliaj, 55 vjeç, biznesmen. Sipas policisë, rreth orës 10.05 në sallën operative kanë mbërritur telefonata që kanë vënën në dijeni se ne hyrje të pyllit ndodhej një trup ende i paidentifikuar. "Jam shokuar dhe nuk gjej dot fjalë. Pashë nga larg diçka të zezë kurse qeni im e vuri re se aty pranë kishte një gjë të tmerrshme. U afrova dhe çfarë të shija. Një njeri rreth të 50-tave që kishte marrë ngjyrë mavi. Ndërkohë për të identifikuar kufomën nuk ka qenë e vështirë pasi familjarët e të ndjerit e kishin kërkuar mbrëmë të afërmin e tyre, pasi ishte i larguar nga shtëpia qysh në orët e pasdite së djeshme. Sipas policisë, nga referimet e para të të afërmve dyshohet se ishte ngarkesa e madhe psikologjike nga puna ajo që mund ta ketë shtyrë drejt këtij vendimi fatal për jetën e babait të dy fëmijëve nga qyteti i Fierit. Sipas të dhënave të para të policisë bëhet fjalë për vetëvrasje. Aliaj ishte pronar i një firme ndërtimi. I vëllai, që bëri njoftimin në polici për zhdukjen, iu tha oficerëve se ditët e fundit ai kishte qenë shumë i mërzitur.