Kur keqinformimi arrin të “zhurmojë” arsyen
29/12/2008 Në vijim të leximeve periodike, vë re se kohët e fundit, “orakuj” të kalibreve të ndryshëm, nga pozita të paragjykueshme/paparagjykueshme, “paralajmërojnë” vdekje kulturash e ministrash, në jopak raste, me kënaqësinë mistike që fshihet brenda racës njerëzore e cila shpesh e hedh veten në krahët e mohimit shkatërrues të paarsyeshëm, diku si rrjedhoje dëmtimesh psikologjike ose diku-tjetër, pre “arsyesh” personale. Kështu, do dëshiroja të shkëmbeja mendime e analiza, të cilat marrin vlerë kur bëhen nën pikë vështrime e konkluzione krahasuese, e vetmja metodë, e cila jep rezultate të vërteta/kokëforta.
Në këtë sens, një forcë në pushtet dhe ministrat e saj, arrijnë të bëjnë diçka me vlerë në konteksin e përgjithshëm politik, kur konturojnë institucione me autoritet e fizionomi, së pari në zbatim të reformave dhe së dyti, në rritjen e kapaciteteve ekonomike në investim-realizime. Duke u përqendruar tek Ministria në fjalë, mendoj se në reformën madhore të fizionomisë konceptuale që përmbledh sot MTKRS, qeveria e ministria ka mundur me sukses të riformatojë e rikonturojë një institucion koherent me kërkesa e standarde të një vendi me karakteristika si i yni, në të cilin kultura e turizmi, përveçse t’i shërbejnë njëra-tjetres, mund të ndërthuren në mënyrë të tillë, që jo vetëm të ushqejnë njera-tjerën, por t’i japin frymëmarrje ekonomike edhe sektorëve të tjerë vitalë e të rëndësishëm. Nga ana tjetër, nëse faktohet se ritmet e zhvillimit të MTKRS, reformat dhe investim-realizimet e saj kanë qenë të suksesshme në krahasim me paraardhësit, ahere fantazmat e “vdekjeve” të paralajmëruara, apo të “gjysmë-kulturave” nuk do silleshin përreth me vello mistike, por si personazhe reale me interesa të caktuara.
Mendoj, se askush nuk pretendon se në art, kulturë, trashëgimi apo sport, është bërë “e mira absolute”. Kjo është e pamundur! Pyetja ime ngrihet, nëse është bërë apo jo “e mira e mundshme”, ja kësaj ia vlen ta analizosh, relativisht pa paragjykime/interesa të çfarëdollojshme.
Në rast se për se Reforma kryesore (që parashtrova më sipër) në kulturë e turizëm, si “hop” vendimtar për një kthesë politike/institucioanle u arrit, ky është një sukses jo i vogël. Por, reformat politike/institucionale qendrore (qeveria, ministritë) ndiqen nga reformat institucionale nëpër të gjitha institucionet në varësi. E nëse ky akt ka filluar, nuk është ende përmbyllur nëpër institucione, sepse është një proces i komplikuar. Për të arritur në Reformën institucionale psh., në artin skenik, do duhej një debat i hapur personalitetesh e jo “beteja” kulisash apo “intriga” interesash, fati i të cilave, në rast se marrin këtë drejtim, do sjellin përherë vetëm “pseudo-reforma’.
Nga ana tjetër, duke iu referuar rezultateve kokëforta, investimet/realizimet e arritura në fushën a artit, kulturës, trashëgimisë, janë të qarta e s’lënë shkak për keqinterpretime, sepse në kuadrin e përgjithshëm, investim-realizimet kanë rritje progresive nga viti 2005 në 2008 në më tepër se 40 %, shifër mjaft e suksesshme për të matur një punë të kryer.
Mendoj se, integrimi institucional i Turizmit me Kulturën është një proces që nuk mund të kryhet brenda ditës, javës, muajit apo vitit. E theksoj, vendimtar është konceptimi i ri, ai i turimit-kulturor, i cili do ti japë shumë shpejt ide e jetë dy fushave nga më të rëndësishmet për zhvillimin dhe integritetit të vendit. Tepër i rëndësishëm është edhe momenti, kur në implementimin institucional hyn koncepti i decentralizmit, i cili edhe ky në vetvehte, përbën një proces që nuk arrihet lehtë, që ka të përpjeta e të tatëpjeta, sepse edhe nëse mentalitete, interesa dhe klane u kundërvihen tendencave të përgjithshme të lëvizjes, këto vetëm se mund ta vonojnë këtë proces por aspak ta ndalin. Koha e reformave dhe e zhvillimit nuk matet me ardhjen apo ikjen e një ministri apo drejtori, sepse është një akt dialektik, që domosdoshmërisht do fusë në valle këdo institucion, edhe atë që ka qenë dikur “peng” i vullnetit apo intrigave të dikujt. Unë e shoh “gotën” e art-kulturë-trashëgimisë-turizmit si “gjysmë-mbushur”, sepse shoh procesin në kahjen e tij, ku rezultatet e përgjithshme janë mjaft më të mira nga të paraardhësve. Madje, edhe konceptin relativ të “gjysmë-kulturës”, nuk do ta paragjykoja si regres po ta parashtroja si element krahasimi nga momentit të kolapsit total të “hiç-kulturës” të viteve të kobshme 97. Mendoj se, koncepti politik i ristrukturimit të këtij dikasteri (MTKRS) drejt konceptit të “turizmit-kulturor” nuk mund të krijonte një shtat të menjëhershëm, por konstatoj, se në dy vitet e fundit, rifigurimi i mbështetjeve financiare të fondeve të MTKRS për Projekte, ka marrë drejtimin e duhur. Tashmë, Projektet që miratohen, nuk janë më mbështetje financiare me ngjyrime politike; nuk janë mbështetje klanesh apo parapëlqimesh si më parë; por janë mbështetje të procesit integrues drejt aktiviteteve madhore/minore që i shërbejnë turizmit-kulturor, pra, përqendrimit të aktiviteteve drejt sezonit turistik, me një rikonceptim në të cilin sezoni ynë turistik (falë kushteve natyrore) të shkoje nga 3 në të paktën 6 muaj. Këtë konceptim MTKRS ia ka orientuar edhe institucioneve të varësisë, kryesisht Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, e cila ka orientuar Festivale e aktivitete, të zhvillohen kryesisht gjatë sezonit turistik. Nuk mendoj se u zgjata pa shkak në këtë pikvështrim, sepse e vlerësoj si një arritje të madhe, rikonfigurimin strategjik-konceptual të MTKRS.
Nga ana tjetër, nuk dua të ndalem në “kritika”, “vajtime” apo “shkulje flokësh”, duke e paraqitur kahjen e aktivitetit ministror, si rrugë qorre, pa një “strategji’ konkrete zhvillimi. Tashmë dihet, se Strategjia e Kulturës jo vetëm ekziston (edhe më parë, ka ekzituar në letër), por është konceptuar e është shpallur në sitin web-site të Ministrisë, e në këtë pikë, do ftoja këdo, që të bënte kritika e analiza mbi përmbajtje/konceptet e saj, se sa mohimin absurd të ekzistencës.
Nga ana tjetër, jemi koshientë se mund të ndodhë mjaft lehtë, që një “fakt”, duke u paraqitur në pikvështrime të ndryshme, jep po aq rezultate të ndryshme. P.sh., lexova për një “vajtim” mbi një të “ri” tridhjet vjeçar, i cili kish marrë “udhën” drejt Shkupit. Më bëri përshtypje sidomos mënyra si ngrihet problemi, sikur faji për “ikjen” e tij e ka mbi të gjitha ministri, politika, shteti. Duke i qëendruar këetij arsyetimi, vras mendjen se si do ta quante artikullshkruesi faktin se sot, në botën artistike janë me mijra e mijra të “rinj”, tridhjet apo pesëdhjetvjeçare që ikin nga një vend në tjetrin; aty, ku së pari, ka mundësi punësimi dhe së dyti, ku paguahen më mirë. Evropa e bashkuar sot e më pas, ka hequr kufijtë për çdo qytetar të saj, duke i lejuar sejcilit të punësohet aty ku mundet, pa paragjykime të çfarëdolloji, politike-profesionale-financiare. Ky akt nuk quhet më “ikje” sepse është kthyer në kusht integrimi, i pëlqen dikujt apo jo. Por, është një gjë të “ikësh” kur nuk e gjen dot vehten brenda një realiteti, dhe është tjetër gjë, të marrësh rrugët për arsye politike, denigirimi apo tjetër. Duke iu kthyer rastit të ikjes së të riut “tridhjetvjeçar”, problemi mund të shtrohej më thjesht që të kishim një përgjigje konkrete. P.sh., do ngreja pyetjen, nëse ky “i ri” ka marrë pjesë në konkurse që bëhen për punësim apo jo dhe nëse po, çfarë rezultati ka marrë në këto konkurse? Është kollaj të thërrasim: “Poshtë ministri” ikës dhe “Rroftë ministri” ardhës, por përpara kësaj, duhet të vërtetojmë se “ikja” është bërë nga faktorë objektive, ku futen mungesa e konkurseve apo zhvillimi i tyre jashtë standardeve, apo për arsye subjektive, me parashtrimin e të cilave është e kotë të merremi.
Pyetjes me aq vlerë të mikut tim A.T, se “sa kontribuan ata (ministri dhe stafi në mandatin e tyre), në gjallërimin e kulturës?”, përgjigja më e mirë është ikja nga çdo paragjykim, duke shtruar fakte, fakte e vetëm fakte, sepse ritheksoj, se vlerësimi mbi “gjysëm-kulturën” apo faktit “se sa kuntribut ka dikush” është relativ dhe se për të vlerësuar rezultatet mbitëgjitha vlen krahasimi. E në këtë vijim, nëse vlerësoj se rikonturimi politik-konceptual-institucional i MTKRS është një vepër me vlerë e forcës në pushtet, konstatoj se vetë MTKRS, ka një sërë treguesish që nuk lënë shumë diskutime në rast se do flasim me gjuhën e fakteve kokëforta. Selia e sotme e MTKRS (ngritur nga varri i ish-Lidhjes së Shkrimtarëve), me një fizionomi/koncept arkitekturor standardesh, është një vepër konkrete e këtij dy-vjeçari. Ky dikaster nuk ka nevojë më të transferohet në çdo dy apo katër vjet (duke sjellë perveç dëmit të pallogaritshëm të imazhit institucional edhe dëme të pallogaritshme proceduriale e arkivale), falë një ndërtese imponuese që reflekton kulturë. Ky nuk është aspak fryt i një “antikulture” të përgjithshme politike apo personale të një ministri, por realitet konkret/kokfort. E në qoftë se “gjysmë-kultura” ka këtë fytyrë, do ta parapëlqeja nga “surrati” i dalë bojë i ish-Lidhjes, të cilën edhe se “ndokush” e rikujton me mall nostalgjik, “shumëkush” e parapëlqen tek e vështron sot këtë ndërtesë.
Investimet madhore që janë bërë/bëhen në infrastrukturën kulturore janë fakte të tjera konkrete/kokëforta, si hapja e “Biblotekës së librit evropian” (tek ish-varreza e aneks-biblotekës kombëtare), ngritjes së IMK “Gani Strazimiri” dhe e sidomos, realizimit të një vepre të madhe kulturore në qendër të Tiranës: rikostruiktimit të ish-QNK, nga një amalgam institucional pa asnjë imazh, në një qendër të vërtete kulture, në të cilin do zërë vend Teatri Kombëtar, galeri, salla konferencash, etj. “Dikush” dikur, ka ëndërruar shumë për një gjë të tillë, por ia arriti vullneti politik i qeverisë në pushtet, sëbashku me koncept/insistimin e ministrit të sotëm. Dikush tjetër, akuzon ministrin për “gjysmë-kulturën” e tij në trashëgiminë kulturore, por edhe këtu faktet flasin tjetër. Në Durrës, në vijim të vullnetit dhe mbështetjeve të ndryshme të institucioneve qëndrore e lokale, Amfiteatri antik, kjo vepër madhore e historisë kulturës shqiptare në shekuj, përveç po “pastrohet” çdo ditë e më tepër, po kthehet edhe në “vend” të shenjtë aktivitetesh artistike, me vlera të jashtëzakonta për promovimin e historisë e kulturës sonë. Artistë të ekselencës si Tedi Papavrami apo Leonard Ajkun, gjatë sezonit të shkuar kanë dhënë shfaqje mbresëlënëse, në saj të mbështetjes së përbashkët Bashki e Durrësit-Ministri. Monumenti i Torres së Durrësit, nga një ish-kafene është kthyer në sajë të vëmendjes dhe vullnetit ministror, në një vend historik të vizitueshëm dhe ambient mjaft i përshtatshëm për aktivitete të një dimensioni të përmbledhur artistik. Ky koncept i promovimit të vendeve historike nëpërmjet aktiviteteve kulturore, ka përfshirë edhe Apoloninë, Kalanë e Rozafës, Bylisin, Butrintin, Porto Palermon, etj. Gjirokastra (me asistencën e UNESCO-s), po kthehet në kantier rikustruktimesh objektesh karakteristike-historike, në fazë restaurimi të paktën 14 objekteve në Qafën e Pazarit dhe rreth tij, përfshirë edhe kalanë e qytetit. Ky investim shkon në 2 milionë USD, në një kohë, pedant i metodës së krahasimit, kujtoj se në vitet 2001-2004 nuk u realizua asnjë investim. Ne Berat (i sapo pranuar në UNESCO), janë restauruar në dy vitet e fundit 47 shtëpi me vlerë investimi 5 herë më te madhe se në vitin 2001. Ky qytet do të jetë në vëmendje të veçantë për ndërhyjet restauruese në vitin 2009, me rreth 30% të fondit të trashëgimisë të MTKRS. Korça dhe pazari karakteristik, si bashkëpunim midis Ministrisë, Bashkisë dhe qeverisë italiane, do të riktheje imazhin dhe vlerat e saj të dikurshme, në një kohe kur deri sot, në këtë monument memorjeje popullore, nuk është hedhur asnjë investim. Po kështu, nënvizoj investimin madhor në rrugën Kol Idromeno (Dugajet e reja) në Shkodër, ku po investohet 13 herë më shumë se në vitin 2004, e ku për herë të parë, ky qytet po futet në listën e qyteteve të Adriatikut lindor.
Në të gjitha këto vepra madhore, fondet e buxhetit të shtetit po ndërthuren natyrshëm me ato të përftuara në kuadër të projekt/programeve ndërkombëtare, shenjë tjetër efikasiteti dhe standartesh e stafit ministror. Sjellim në kujtesë shumë të tilla projekte, si, projekti me vlerë 3 milion euro të aplikuar e fituar nga MTKRS pranë Komisionit Europian, për tu përdorur në restaurime dhe rehabilitime të Kalave së Tiranës, Krujës dhe Himarës; 7 milionë euro për kala e qendra historike si në Elbasan, Shkodër, etj. Në total, vetëm gjatë vitit 2008 krahasuar me vitin 2007, investimet në trashëgimin kanë qenë 10 herë më shumë. Në vëmendje të MTKRS kanë qenë ndryshimet ligjore në funksion të mbrojtjes së trashëgimisë, ku është krijuar Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, institucion që mbron nëntokën nga zhvillimi urban. Po kështu, investime kanë vijuar me muzetë, ku përmendim rikonceptimin tërësor të Muzeut Historik Kombëtar, proces i cili ka filluar me pavionin e etnokulturës e që do vazhdojë nëpërmjet financimit të qeverisë spanjolle në një shumë prej 3,26 milion eurosh, për pavionet e arkeologjisë dhe historisë. Një projekt tjetër në kuadër të Interreg III A Itali-Shqipëri, është edhe përfshirja e 5 muzeve të rëndësishëm në versionin e tyre “online” për herë të parë në disa gjuhë, si muzetë e Korçës, Beratit, Krujës, Muzeut Kombëtar dhe ai arkeologjik i Tiranës. Gjithashtu, me vlerë të veçantë është projekti i 40 Haneve, i cili do të shërbejë si eksperiencë krej e re për rijetëzimin e turizmit malor.
në art e kulturë, lista do ishte edhe më e gjatë. Megjithatë, do ndalesha në një fakt mjaft kuptimplotë të “gjysmë-kulturës” së ministrit aktual. Është lënë fare jashtë vëmendje insistimi dhe vullneti i tij për të kthyer Ministrinë, nga një infrastrukturë hijerëndë administrative, ne nje strukture te hapur art-nxitese. Po i prishur profilin e saj te dikurshem, krahas nje institucioni administrativ, ekzistojne edhe salla koncertesh e galeri arti, si sallat “Tefta Tashko Koco”, “Ibrahim Kodra” apo tarraca “Vellezerit Lumiere”, per shfaqje filmash ne sezonin veror. Do duhej nje katalog i tere, per te prezantuar aktivitetet artistike te realizuara në këto salla, gjatë vitit të parë të kthimit të kesaj strukture në Ministri. Koncerte e ekspozita të panumërta në këto salla kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të artistëve dhe spektatorit, por dhe të institucioneve të huaja, të cilat e shohim me mjaft kuriozitet, interesim e vlerësim këtë shembull “unik” shqiptar.
Do të dilte mjaft e gjatë lista e paraqitjes së projekteve të miratuara në Ministri, ku në mbështetje të rikonceptimit që përmenda më sipër mbi aktivitetet e turizmit-kulturor, projektet kanë gjetur hapësira e frymëmarrje tjetër. Është e tepër të krahasosh sot aktivitetet që mbështeten për tu realizuar në objekte historike, sepse shifrat do ishin impresionuese dhe do ndalesha vetëm në faktin financiar, që dëshmon këtë zhvillim, ku si investimet ashtu edhe realizimet, në krahasim me vitet 2002, 2004 dhe 2006, janë progresivisht në rritje të vazhdueshme me ritme më se të lavdërueshme.
Duke dashur të vij në një konkluzion me gjuhë krahasimi, mendoj se, duke njohur se “e mira absolute” është e parealizueshme, “e mira e mundshme”, në rrjedhën e saj me ngjitje/ulje, diku më shumë/diku më pak; më të meta e arritje, në të përgjithshmen e saj është e arritur, gjykuar nga krahasimi dhe rezultatet konkrete. Sigurisht që ka shumë për të bërë dhe ku sigurisht, procesi integrues do bëjë përherë të vetën në zhvillim, duke kërkuar domosdoshmërisht që arritjet të kërkojnë ritme të tjera, si në refroma institucionale ashtu edhe në rezultate konkrete.