Policia, atentatorët marrin nga shtëpia kasetën e rregjistrimit
29/12/2008 Vrasja dyfishtë, shoqërohen në polici 32 persona sekuestrohen dy gëzhoja 9 mm
TIRANË – Vrasja e nënë e birë ditën e premte në datë 27 dhjetor në ora 15.00 në afërsi të Presidencës mund të ket qenë e planifikuar më parë. Burime të rezervuara nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se Deliu ka qenë person me precedent penale edh emë parë. Pikërisht për këtë arsye ai është vënë në shënjestër disa herë nga atentatorët e tij. Por këtë radhë ata gjetën rrugën e shkurtër duke i shkuar në shtëpi. Pishje pazaresh të drogës është njëra nga pistat që po hetohet dhe tjetra është ajo që ka lidhje me një pronë të tij të blerë në Yrshek. Ekzekutimi i dy ditëve më parë i nënë e bir, ka qenë i mirëorganizuar. Atentatorët sipas policisë kishin plot një muaj që e kanë pasur në vëzhgim viktimën Elton Deliu, 32 vjeç. Mësohet se ekzekutorët kanë pasur shumë informacione jo vetëm për lëvizjet e tij por edhe për mënyrën e orendive të banesës, saqë kanë arritur të marrin nga apartamenti për pak sekonda, pa arritur të linë gjurmë, një disk, në të cilën ishte e regjistruar e gjithë skena e krimit. Ndërsa mësohet se në Policisë janë shoqëruar rreth 32 persona, të cilët kanë dhënë deklarime të imtësishme. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima Elton Deliu, pas atentatit të vitit 2005, kishte punësuar një truprojë, si dhe lëvizte vetëm më makina të blinduara. Ai gjithashtu, para gjashtë muajsh ishte shpërngulur për të jetuar në apartamentin e nënës së tij, Fluturës, 52 vjeçe, e cila u ekzekutua pak minuta më pas, si dhe me bashkëshorten Ada, e cila është shtatzanë prej tre muajshe. Mësohet se viktima 32 vjeçar sapo kishte hyrë në apartament kishte instaluar katër kamera në pallatin ku jetonte. Kamera e parë ishte instaluar në garanzhdin ku edhe parkonte automjetet, e dyta ishte instaluar në hyrje të pallatit, kamera e tretë ishte instaluar tek ashensori, ndërsa kamera e katërt ishte vendosur tek dera e banesës së tij, në katin e gjashtë ku edhe jetonte së bashku me familjen.
Vendosja e kamerave
Elton Deliuu ka pregatitur gjithçkla për të pasur një arkiv në rast të ndonjë ngjarjeje të oakëndshme në shtëpiën e tij. Vendoosja e kamerave në disa pika kyçe të shtëpisë ka qenë një punë të cilën mund ta kenë ditur vetëm një pjesë e personave që e shoqëronin. Pikërisht këtu lindin edhe disa dyshime për policinë. Atentatorët të cilët sipas burimeve kanë qenë dy, arritën të zhdukin nga shtëpia e Deliut edhe klasetën e rregjistrimit. Burime nga policia bënë me dije se atentatorët kanë pasur shumë informacione në lidhje me vendosjen e kamerave, sakaq këta të fundit kanë pasur dijeni edhe se ku ndodhej qendra e kameras, prej të cilës kanë marrë edhe diskun e filmimeve. Kjo ka qenë edhe prova e vetme, e cila tregonte të gjithë skemën e krimit, e cila dyshohet të jenë marrë nga autorët pas vrasjes së dyfishtë.
Pistoleta e krimit
Vrasje në mes të ditës dhe aq më tepër brenda në ambiente e shtëpisë. Policia në bazë të ekzaminimeve dhe trupave të viktimave ka arritur të përcaktoi qartë edhe pistoletën me të cilën janë qëlluar. Mësohet se dy viktimat Elton dhe Flutura Delia janë qëlluar për vdekje dy ditë më parë nga një pistoletë e tipit beret 9 mm. Sipas burimeve dje në vendin e ngjarjes janë sekuestruar si provë materiale dy gëzhoja berete 9 mm, të cilat dyshohet të kenë dalë nga arma me silenciator. Nga ana tjetër burimet shtuan se për të sqaruar këtë ngjarje janë sekuestruar edhe tre automjete, të cilat kanë qenë në pronësi të viktimës. Automjetet ishin foristadë “Mercedez benz”, BMË, të cilat përdoreshin nga viktima Elton Deliu. Policia ka sekuestruar edhe mjetin Audi Q7, e cila ishte në përdorim nga bashkëshortja e viktimës. Burimet shtuan se të tria mjetet ishin të blinduara.