Drejtori i fabrikës së Gërdecit: Kam punësuar fëmijë
08/12/2009 Dëshmon edhe Zamira Durda, nëna e një fëmije të vrarë ditën e shpërthimit
TIRANË- Seanca gjyqësore kundër 29 të pandehurve, akuzuar për tragjedinë e Gërdecit, ka vazhduar dje me dëshmitë e para. Ndërkohë që për herë të parë që nga dita e fillimit të procesit gjyqësor u paraqit para trupit gjykues i pandehuri Dritan Minxolli. 31- vjeçari ndodhej brenda kafazit të hekurt, i veshur me kostum dhe me kollare. Ndërkohë që në të gjithë seancën që ka vazhduar për disa orë, ai ka dhënë deklarimin e tij të parë. Seanca u hap në orën 10.00 të paradites dhe ka vazhduar për më shumë se 45 minuta me verifikimin e palëve në sallë. E para që foli nga dëshmitarët ishte nëna e djalit të vogël, 7 vjeç e 4 muaj, Edison Durda, Zamira Durda. Ish- drejtori i fabrikës së demontimit, Dritan Minxholli, deklaroi dje se predhat në fabrikë, filluan të demontoheshin në janar të vitit 2008. Ndërkohë që ka përmendur faktin se kjo fabrikë nuk është kontrolluar asnjëherë nga ekspertët e ushtrisë, duke përjashtuar këtu kompaninë MEICO. Për Minxhollin secili nga personat që kanë pasur dijeni për Gërdecin duhet të mbajnë përgjegjësitë përkatëse. Dëshmitarët e ardhur dje në gjykatë ishin kryesisht familjar të personave që kanë qenë të punësuar në fabrikën e Gërdecit. Kështu Zamira Durda, me lot në sy dhe duke iu dridhur zëri pohoi dje se në këtë tragjedi, ka humbur, djalin e vogël Edison Durda, babain Ahmet Azizaj, kunatën Rajmonda Durda. “Atë ditë unë isha në shtëpi me nënën dhe me vajzën. Ishte ora 12.15 minuta kur dëgjuam disa zhurma që ngjanin si fishekzjarrë. Dola dhe pash një re të bardhë tymi që e ndante fshatin në mes. Unë dola me shpejtësi për të kërkuar djalin sepse po luante në rrugë me biçikletë. Por disa shokë të tij më thënë mos shko andej se Adisoni ka ikur me një kushëri për t’i çuar bukën Rajmonda Durdës. U ktheva dhe mora nënën e vajzën me shpejtësi ikëm drejt Vorës”. Zamira Durda tha se djali ishte djegur dhe gjetur nga një kushërira jonë, e cila më pas nëpërmjet malit e kishte ndihmuar”.
Minxholli
“Në fabrikë, unë kam punësuar njerëz të ndryshëm pa dallim moshe. Ka pasur edhe fëmijë të punësuar kjo për nevoja të punës. Ndërkohë që dua të them se fabrika nuk është inspektuar asnjëherë nga ekspertët e ushtrisë për respektimin e rregullave të sigurisë. Ka qenë vetëm MEICO, ajo që është interesuar për Gërdecin dhe për punën që bëhej atje. Unë kam zbatuar vetëm rregullat në fabrikë dhe duhet të dënohem vetëm për pjesën që kam faj. Ajo është një tragjedi dhe të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre. Unë e ndiej që kam një pjesë të fajit dhe vetëm për këtë duhet të përgjigjem”.
Zamira Durda
“Pas orës 12.15 minuta, për djalin kam mësuar vetëm në orën 17.00 të mbrëmjes. Vajtëm në Spitalin Ushtarak. Mjekët e kishin futur në sallën e reanimacionit. Ata më thanë të bëhesha e fort. U futa dhe ç’të shihja. Djali ishte i djegur pothuaj tërësisht. I thashë Eri ku je bir. Më tha mami më fal se ika pa pyetur. Djali i kishte dhënë mjekëve emrin e vet dhe emrin e prindërve. Kam qëndruar gjithë natën aty. E pyeta djalin çfarë të dhembë dhe ai më tha, sytë dhe barku. Në orën 11.00 mora vesh për vdekjen e kunatës Rajmonda Durda. Djali ishte djegur në 65% të trupit. Qëndroi në spital deri në datë 16 mars. Në Brindisi jetoi 18 ditë. Më 3 prill ndërroi jetë”.