E Diel, 1 Nëntor 2026

Shemsie Kadria: Do të rihap gjyqin e Gjallicës, më kanë nxjerrë në rrugë

shemsie-kadriaTiranë- Ish-bosja e një prek kompanive piramidale, shembja e të cilave prodhoi revoltën e madhe të 1997-ës, Shemsie Kadria, deklaron se do të rihapë procesin gjyqësor për kompaninë e saj Gjallica. Ajo deklaron se e kanë zhveshur nga çdo lloj pasurie, duke e nxjerrë në rrugë.

Në pjesën e dytë të intervistës për Gazetën IDEA, ajo thotë se nga rihapja e gjyqit do të dalin në dritë shumë fakte të padëgjuara deri tani.

Në pjesën e parë të intervistës botuar dje, shemsie Kadria deklaroi se ajo nuk kishte lidhje me pasojat e firmave piramidale, pasi kishte hequr dorë nga pronësia mbi Gjallicën.

Vijim i intervistës:

 Pyetje- Do të thuash që ju jeni jashtë kësaj historie? Por ju jeni dënuar për këtë gjë?

Shemsie Kadria- E para, për këtë pyetjen e dënimit, unë po konsultohem, do ta rihap dosjen do shoh cdo bëj për të hapur procesin e rigjykimit. Unë skam dijeni absolutisht, jam dënuar pa fakte, pa dokumenta, siç ishin kushtet në Shqipëri. Unë po e përsëris po shoh mundësinë të rihap procesin.

Pyetje- Një ndër njerëzit që ju akuzon përveç drejtësisë ishte edhe bashkëshorti juaj Gani Kadria për nxjerrjen e kapitaleve jashtë vendit?

Shemsie Kadria- Këto janë alibi të tij, mund të ketë kaluar ndonjë depresion në atë kohë ngaqë kërkimi është i vështirë, qoftë ai qoftë Kërxhalliu, nuk thonë të vërtetën

Pyetje- A jeni interesuar më pas për gjallicën nëse është kështu?

Shemsie Kadria- Jo sme interesonte më, sishte më e imja, unë tashmë isha tek Arber Holding. Kapitalet e firmës Arbër Holding më interesojnë, pasi edhe kapitalet e Arbër Holding u sakrifikuan në emër të Gjallicës. Në qershor 1997, unë jam paraqitur në Shqipëri, kam bërë kërkese të hiqet kam thënë, skam lidhje me tragjedinë e 1997, sepse unë kam shfrytëzuar ekonominë e tregut, këtë e kam bërë por jo të tjerat, ndaj do hap proces të ri.

Pyetje- Ndërkohë ju jeni nën hetim sërisht dhe sërisht për mashtrim?

Shemsie Kadria- Po prapë për mashtrim dhe sërisht ska lidhje fare. Ja tju tregoj cfarë ndodhi me mua. Unë kam dalë nga burgu në 2007, në mars, po shikoja që çdo pronë e imja ishte e sekuestruar, as shtëpi skisha, asgjë nuk kisha. Po mendoja si do mbijetoja. U konsultova me avokatët, kisha një detyrim civil prej 1 milionë dollarësh përvec të tjerash nga transparenca e fajdeve dhe unë vete tek transparanca isha kreditore jo debitore. E dini edhe shtëpia që kisha marrë në kohë të Enverit më ishte marrë. Pra unë ndodhesha në rrugë. Në gusht 2008 vjen nipi im nga IZMIRI, i quajtur Arben Shllaku i cili ishte i autorizuar në cilësinë e administratorit për të vepruar me investime në emër të Ejup Eken dhe Nurxhen Shllaku të cilët janë babai i tij dhe nëna e tij. Në Izmir jetojnë prej vitesh motra ime por edhe nipi tjetër i quajtur Artan Shllaku me profesion avokat cili kishte prokurorë për të vepruar në emër të shoqërisë turke AE duke krijuar këtë shoqërinë shqiptare më 2008. Meqënëse unë kam njohur mjaft njerëz e specialistë gjatë kohës që kam qenë në IZMIR, ndërsa po ashtu edhe fëmijët e mi kanë qenë në Turqi e shkolluar aty që më 1993, Arbeni i pajisur me prokurë për tmë lënë mundësitë e shoqërisë me disa specialistë që firmosën disa kontrata për të bërë ndërtime në Shkozë me sipërfaqe 36 hektarë. Personat dhanë shumën me mandat pagese. Ata njerëz kanë dhënë lekët dhe kanë marrë shtëpinë. unë nuk e kuptoj se ku qëndron mashtrimi këtu. Në këtë rast ka patur vetëm pak vonesë për përfundimin e shtëpisë kaq.

Pyetje- Shemsie, po tani me cfarë merresh?

Shemsie Kadria- Unë jam një grua në pension, që jeton nëpër familjarë e të njohur pasi nuk kam shtëpi. Të thashë do hap çështjen për të cilën folëm, por do presim sepse ka për të patur gjëra të bukura aty.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›