E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër në pranga, u kapën duke transportuar drogë

Të arrestuarit vepronin si një grup kriminal dhe gjatë kësaj periudhe shisnin kanabis në zonën e Korçës, Maliqit, Pogradecit dhe Bilishtit

KORÇË Policia e Korçës në sajë të operacionit të koduar “Maliqi” ka sekuestruar 10 kg marijuanë dhe ka arrestuar 4 persona. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ajet Bazelli 50 vjeç, Besmir Zguri 23 vjeç, Nertil Zhupani 23 vjeç, dhe Luan Prenjasi 24 vjeç, që të gjithë banues në Maliq të Korçës. Sipas policisë, kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij grupi kriminal u bë pas një hetimi 3-mujor, ndërsa dyshohet se të arrestuarit merreshin me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, në disa qytete si në Korçë, Maliq, Pogradec dhe Bilisht. Sipas policisë, në momentin e arrestimit 4 personat po qarkullonin me automjetin tip Benz, me targa KO 9651 B nga qyteti i Maliqit në drejtim të qytetit të Pogradecit. Ndërkohë materialet iu referuan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

Po dje në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, për verifikimin e një informacioni të marrë në rrugë operative mbi një automjet brenda të cilit mund të ndodheshin sende të kundërligjshme, është bërë konstatimi i mjetit tip Mercedes-Benz me targa FSPV 486 me ngjyrë gri, me xhama të zinj, i cili është ndjekur dhe ndaluar nga policia në vendin e quajtur “Pularia”, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë. Menjëherë mbas thirrjes së policisë, nga personat që ndodheshin brenda në automjet është hedhur përjashta nga dritarja një pako e vogël e shndritshme brenda së cilës ndodheshim 25 gram lëndë e ngjashme me atë të “kanabis sativa”. Nga Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë është kryer shoqërimi dhe arrestimi i tre personave: Arlind Qëndro, 22 vjeç; Reluz Ismaili, 21 vjeç; Erjon Prifti, 21 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›