Shën Valentini,Tirana bllokohet nga trafiku

Festa e të dashuruarve ka sjellë bllokimin e rrugëve në kryeqytet. Festimi i 14 shkurtit nga të dashuruarit ka sjellë bllokimin e qarkullimit në Tiranë. Sidomos rrugët që lidhin Tiranën me provincat e saj dhe me malin Dajtit kanë qenë më të bllokuarat në këtë ditë të shënuar. Sipas policisë rruga që lidh Tiranën me Dajtin është tej mase e ngarkuar për shkak, se një pjesë e të dashuruarve kanë preferuar Dajtin që të kalojnë këtë festë. Kjo është favorizuar edhe për shkak të dëborës e cila ka rënë në Dajt ditët e fundit. Sipas policisë lëvizja në Tiranë ka qënë shumë e vështirë në disa rrugë , ku mund të përmendet rruga e "Kavajës", rruga e "Durrësit", pjesa e Unazës nga Zogu i Zi në drejtim të 21 Dhjetorit. Ndryshe nga fundjavat e tjera kur Tirana karakterizohet nga një qetësi dhe nje qarkullim i lirë i makinave , Shën Valentini i ka bllokuar rrugët e Tiranës. Kjo gjendje e vështirë në qarkullim pritet të zgjasë deri në orët e vona të darkës.