E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, faturat e energjisë shokojnë qytetarët, KESH në dijeni

Shifrat marramendëse të shënuara në faturat e energjisë elektrike për muajin janar 2009, kanë "shokuar" një pjesë të mirë të familjeve fierake. Banorët tregojnë se faturat e energjisë shënonin vlera të konsiderueshme lekësh e në shumicën e rasteve ku në shumicën e rasteve ato edhe janë dy, apo trefishuar. Për muajin e parë të vitit 2009, qindra familje në qytetin e Fierit, të cilat kanë kontratë të rregullt me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe shlyejnë rregullisht detyrimet për energjinë që konsumojnë, duhet të paguajnë pothuajse dyfishin e energjisë që kanë konsumuar. Kjo sepse punonjësit e filialit të KESH në Fier kanë lëshuar fatura fiktive. Fakti është venën në dukje nga një pjesë e qytetarëve, të cilët i janë drejtuar sporteleve për të paguar energjinë, e ku kanë shprehur edhe shqetësimin e tyre. "Këtë muaj fatura ka ardhur më shumë se 15 mijë lekë të reja, e ndërsa përgjatë gjithë periudhës nuk kam paguar më shumë se 5 mijë lekë. Faturat e energjisë na i hedhin poshtë derës, ose i lënë në shkallët e pallatit dhe i gjithë ky proces kryhet pa transparencë. Disa herë jam ankuar paranë drejtorisë për këtë problem, por më duket se këtë herë është ekzagjeruar me faturat", shprehet një abonente e OSSH-së, e cila ka kundërshtuar shumën e energjisë së faturuara, e pasuar nga të tjerë qytetarë të cilët kanë deklaruar se faturat për këtë muaj mund të jenë fiktive dhe se matësit e energjisë nuk janë kontrolluar fare. Për këtë shqetësim është shprehur edhe drejtori i filialit të KESH-it në Fier, Arjan Bibo, i cili ka thënë se faturime afrofe mund të jenë nga punonjës të papërgjegjshëm, të cilët kërkojnë të mbulojnë paaftësinë e tyre në kurriz të qytetarëve e ndërsa është shprehur se ndaj tyre do të merren masa të menjëhershme administrative. Unë e kam kërkuar me forcë që të mos ketë fiktivitet në faturimin e energjisë. Kam dëgjuar qytetarët dhe shumica e tyre kanë rënë dakord për energjinë e harxhuar. Kjo ndodh sepse edhe faturimi që është bërë me ardhjen e faturës pak ditë më vonë, kuptohet që deri atëherë është bërë edhe konsumi i energjisë elektrike. Ne kemi bërë 12 paralajmërime për pushim nga puna, të faturistëve në Ballsh e Fier që të merren masa dhe presim që në muajt e mëvonshëm të jenë muaj me arkëtime shumë më të mira sesa ai i muajit janar, i cili ka shënuar edhe konsumin më të lartë të energjisë", ka bërë të ditur Bibo, duke kundërshtuar se ky veprim është i qëllimshëm për të plotësuar deficitet e ndërmarrjes që drejton, Bibo pranon se ka raste që abonentët paguajnë me çmim më të lartë energjinë e faturuar mbi limitin e vendosur. Ky veprim është i përsëritur për abonentët e qytetit të Fierit, të cilët janë të detyruar të paguajnë faturën, pasi ajo është titull ekzekutiv.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›