Spitali i Durrësit disa ditë pa drita, urgjenca dhe kirurgjia me gjenerator

Qytetarët në radhë për vizita në repartet e tjera
Kriza e rëndë energjetike që ka përfshirë vendin e sigurisht edhe Durrësin, ka ndikuar për keq edhe në shëndetin e banorëve. Spitali i Durrësit, që prej tre ditësh po penalizohet rreptësisht nga OSSH- ja, me ndërprerjen e energjisë elektrike për gjashtë orë rresht çdo ditë. Për pasojë, spitali është përfshirë në kaos nga radhët e gjata të dhjetëra pacientëve që presin nëpër reparte të ndryshme për të kryer vizitën mjekësore. Aktualisht po punojnë me gjenerator vetëm dy reparte, ai i kirurgjisë si dhe urgjenca. Si pasojë e avarisë, janë ndërprerë vizitat, ndërsa dhjetëra pacientë kanë qëndruar në radhë që në orët e para të mëngjesit. Kjo situatë ka irrituar më së shumti pacientët, të cilët në jo pak raste janë ndeshur me punonjësit e spitalit. Për ti dhënë fund kësaj situate, drejtoria e spitalit ka kërkuar ndërhyrjen e OSSH- së në Durrës, por mesa duket OSSH- ja është treguar e paaftë për të zgjidhur një situatë të rëndë energjetike, që ka përfshirë të gjithë Durrësin sidomos javën e fundit. Arsyeja zyrtare e ndërprerjes së energjisë gjatë kësaj jave në qytet për shkak të remonteve. Por realisht duket se rrjeti është i mbingarkuar dhe amortizimi i tij bën që energjia të ndërpritet shumë shpesh, por edhe kur ajo nuk mungon luhatjet e tensionit rrezikojnë djegien e pajisjeve elektroshtëpiake.
Problemet në spital për shkak të energjisë
Mungesa e energjisë prej tre ditësh në spital është bërë një problem shumë serioz. Mungesa e energjisë me orë të gjata në sallën e grafisë në spitalin rajonal të Durrësit, gjatë këtyre ditëve ka shkaktuar një konfuzion të madh te pacientët dhe stafi mjekësor. Pjesa më e madhe e aparaturave kanë dalë jashtë përdorimit, pasi nuk ka energji elektrike që të vihen në punë. Pavarësisht deklaratave të OSSH- së, që nuk do të ketë kufizime të energjisë, në qendrat spitalore kjo nuk është respektuar. Kështu, një ndër aparaturat më të rëndësishme për bërjen e grafisë, pothuajse ka dalë jashtë përdorimit, në mungesë të energjisë së domosdoshme për t'u vënë në punë. Kjo ka çuar në krijimin e radhëve të gjata të pacientëve, të cilët presin para dyerve të dhomës së aparaturës për ardhjen e energjisë. Në ditët normale janë mbi 50 pacientë që kanë nevojë të bëjnë grafinë me këtë aparaturë, por ditët e fundit numri ka qenë edhe më i lartë dhe që të tërë ndodhen në pritje. "Ata që rrezikojnë më shumë në këtë mes janë pacientët nga rrethet. Në pjesën më të madhe të rretheve nuk ka aparatura të grafisë dhe pacientët janë të detyruar të vijnë deri në qytet për të bërë grafinë. Ardhja këtu, atyre u kushton shumë, pasi janë të shumta shpenzimet financiare që duhen bërë dhe koha e pritjes deri sa t'u vijë radha e grafisë", shprehen burimet spitalore. Ndërkohë që situata paraqitet shqetësuese edhe në institucionet shëndetësore të kujdesit parësor, ku mungesa e dritave është me orare të stërzgjatura, si në të gjitha zonat e tjera të vendit. Sipas mjekut të grafisë, vetëm urgjenca ka në dispozicion gjenerator për shërbimet parësore që duhet t'i ofrojnë pacientëve në raste emergjente, po ashtu edhe kirurgjia. Ndërkohë, në pavijonet e grafisë, maternitetit etj., janë reduktuar mjaft pasi aparaturat nuk funksionojnë për shkak të mungesës së dritave. Sipas mjekëve të repartit të grafisë, mungesa e energjisë elektrike për shumë kohë bën që në ditë të mos kryen të gjitha grafitë e planifikuara nga ata dhe për pasojë i shtyjnë duke kryer vetëm rastet më urgjente të pacientëve, që e kanë të domosdoshme. Ndërkohë, të sëmurët detyrohen të paraqiten disa herë në ditë në spital, për të zënë radhën e për të bërë kontrollet e nevojshme.
Email This Klikime: 8