Bumci: Brenda shtatorit hapen dosjet, politika do te pastrohet perfundimisht
TIRANE - Dosjet e Sigurimit te Shtetit do te jene ne driten e diellit brenda muajit. Zedhenesi i Partise Demokratike, Aldo Bumci deklaroi diten e djeshme se brenda muajit shtator te ketij viti ne Kuvend do te miratohet edhe ligji per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Keshtu Bumci, i cili eshte edhe relatori i PD-se ne Komisionin e Ligjeve per kete draft theksoi se, mazhoranca ka shpresa te mira se opozita do ta mbeshtes kete nisme. Por sipas Bumcit, edhe ne rast se partite opozitare ngurojne te miratojne ligjin per hapjen e dosjeve, atehere mazhoranca e vetme do ta votoj kete nisme te rendesishme qe i hap rruge edhe transparences se figurave politike. "Brenda shtatorit drafti do t'i kaloje per miratim Kuvendit, tashme kur opozita ka reflektuar. Mbeshtetja e te majteve eshte e garantuar, por dhe ne rast te kundert, maxhoranca nuk ka ndermend te arkivoje nje nder draftet me te perfolura ne historine parlamentare te Shqiperise", deklaroi Bumci ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, mazhoranca dhe partite politike ne vend kane nje detyrim moral per te bere edhe transparencen e figurave politike dhe te kaluares se tyre. Ndonese per 17 vite me radhe po politika ka qene ajo qe ka bllokuar miratimin e nje ligji per dosjet.
Drafti i PD perfshin dhe propozimet e Biberajt
Partia Demokratike ka paraqitur ne Komisionin parlamentar te Ligjeve edhe draftin perfundimtar te saj ne lidhje me hapjen e dosjeve. Ky draft eshte i bazuar te ligji per hapjen e dosjeve miratuar ne vitin 1996 dhe po keshtu edhe te mendimet e bera nga deputetet demokrate Aleksander Biberaj dhe Fatos Hoxha.