"Denojme njohjen nga Rusia"
Ministria e Puneve te Jashtme nepermjet nje deklarate zyrtare diten e djeshme denoi edhe vendimin e Rusise per njohjen e pavaresise te dy rajoneve te Gjeorgjise, Abkhazise dhe Osetise se Jugut. Ne nje deklarate per shtyp, kjo ministri e drejtuar nga ministri Lulezim Basha e konsideron kete hap te pajustifikueshem, te papranueshem dhe ne kundershtim te plote me te drejten nderkombetare dhe me rezolutat e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, te votuara edhe nga vete Rusia." Ministria e Puneve te Jashtme shpreh mbeshtetjen e plote per integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjise dhe i bashkohet thirrjes drejtuar Moskes zyrtare qe, ne mbeshtetje te te drejtes nderkombetare dhe parimeve themelore te sigurise evropiane, te rishikoje vendimin e saj", theksohet ne deklaraten per media te Ministrise sone te Jashtme. Nga ana tjeter ne kete deklarate hidhet poshte cdo lidhje mes ceshtjes se pavaresise se Kosoves dhe te rajoneve te Gjeorgjise, Abkhazise dhe Osetise se Jugut.
"Ministria e Puneve te Jashtme hedh poshte me vendosmeri cdo perpjekje per te vendosur paralele midis Kosoves dhe rajoneve te Gjeorgjise, Abkhazise dhe Osetise se Jugut. Argumente te panumerta historike, shkencore e juridike deshmojne se rasti i Kosoves eshte unik dhe zgjidhja e zbatuar per te eshte unike", theksohet ne deklarate. MPJ deklaron se si i tille, Kosova nuk sherben e as nuk mund te sherbeje si model per zgjidhjen e konflikteve te tjera as ne rajon, as jashte tij.
F.M