E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Task Forca per reformen ne licenca

TIRANE-Kryeministri Berisha mblodhi diten e djeshme edhe mbledhjen e radhes se Task Forces per reformen rregullatore ku u analizua puna e bere deri me tani ne drejtim te reformimit te sistemit te licensave. Po keshtu ne mbledhjen e djeshme u diskutuan edhe aktet nenligjore dhe ligjore qe jane marre e duhet te ndermerren per heqjen e 2/ 3-ave te lejeve e licencave ne mbare vendin si dhe nisja e punes per etapen e dyte ne transferimin e lejeve dhe licencave te mbetura ne sistemin One Stop Shop. Ne fjalen e tij kryeministri Berisha theksoi se pas heqjes se 2/3-ave te licencave ne mbare vendin, ato qe do te mbetet do transferohen ne One Stop Shop. Kryeministri theksoi gjithashtu se me legjislacionin e ri, qe po pergatitet per lejet dhe licencat, do te aplikohet ne te gjitha rastet parimi "Heshtja eshte pranim". Ne fund te takimit te djeshem u konkludua se se shpejti do te perfundoje lista e plote e licensave, e cila do te behet menjehere publike. Po dje kryeministri priti ne nje takim perfaqesues te grupit italian Caraglio, i njohur ne Itali dhe jashte saj ne fushen e prodhimit te energjise dhe pajisjeve elektrike. Ne kete takim grupi italian shoqerohej nga Ambasadori i Italise ne Tirane, Saba D`Elia. Perfaqesuesit e grupit Caraglio kane dorezuar tashme ne Ministrine e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes projektet per te marre pjese ne garat e hapura per kaskaden e Shkumbinit. Kryeministri i garantoi perfaqesuesit e grupit Caraglio per transparence te plote dhe vleresim profesional te projekteve te tyre ne garat e organizuara per kaskaden e Shkumbinit. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›