E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet fotoja e takimit Berisha-Obama

Faqja zyrtare e kryeministrisë publikoi sot, për herë të parë, foton e takimit të Kryeministrit Berisha e bashkeshortes së tij me presidentin amerikan Barak Obama dhe Zonjën e Parë Mishel Obama. Fotoja është bërë në prijen e organizuar në Metropolitan Museum. 

TIRANE-Faqja zyrtare e kryeministrise ka publikuar sot foton e takimit te kryeministrit Berisha dhe bashkeshortes se tij me presidentin amerikan Barak Obama dhe Zonjen e Pare Mishel Obama ne pritjen e dhene nga Obama ne në Metropolitan Museum në New York, gjatë Sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Megjithëse u tha për një takim të kryeministrit me Presidentin amerikan deri tani nuk ishte publikuar asnjë foto apo video që ta pasqyronte këtë eveniment. Për shkak se kjo ishte një pritje private e organizuar nga cifti presidencial amerikan mediat nuk u lejuan brenda dhe vetëm sot janë bërë publike fotot zyrtare të takimit. Gjatë pritjes ceremoniale të organizuar në Muzeun Metropolitan të Arteve, kryeministri Berisha e ftoi presidentin Obama për një vizitë në Tiranë, duke e siguruar se ketu ai do të gjejë kombin më miqësor dhe mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›