E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi druhet se mos e sulmojne fizikisht

France Pas renies ne ekstrem te popullaritetit

Presidenti francez Sarkozi ka frike se eshte kaq shume i mospelqyer nga bashkekombesit e tij sa edhe mund ta vrasin. Ai eshte nje nga presidentet me pak popullore qe ka pasur Franca ne keto 50 vitet e fundit dhe kjo per shume arsye por vecanerisht pas rritjes qe i beri moshes se daljes ne pension nga 60 qe ishte ne 62.

Grevat dhe protestat i paraprine dhe pasuan vendimin e qeverise te miratuar edhe ne organizmin ligjvenes. Thuhet se Sarkozi i ka thene njerit prej vartesve se ne keto kushte pakenaqesie te madhe ai druhet se mos e sulmojne fizikisht. Tashme nje ne tre veta vazhdon ende ta mbeshtese Presidentin e vendit sipas sondazheve te fundit duke e bere Sarkozine nje President me pak popullor edhe se vete gjenerali De Gol ne vitin 1968 ne kohen e protestave te medha e masive qe perfshine vendin. Nderkohe Policia e Greqise njoftoi se ka arrestuar kater vete pas zbulimit te nje dergese me bombe ne adrese te Presidentit francez Nikola Sarkozi dhe tri ambasadave te huaja ne Athine.8232Ne komunikate thuhet se njeri nga kater personat dyshohet se eshte anetar i nje grupi i cili ka pergatitur sulme ne shtepite dhe zyrat e politikaneve.8232Njera pako e cila ishte adresuar ne ambasaden e Meksikes ka shperthyer dhe per pasoje nje punonjese eshte lenduar. Dy pakot e tjera ishin te destinuara per ambasaden e Belgjikes dhe per Presidentin e Frances Nikola Sarkozi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›