Kërkohet shtyrje e afatit për dorëzimin e formularëve
10/03/2009 Pranimet në universitete
Shollat e mesme duan më shumë kohë për dorëzimin e formularëve të regjistrimit të maturantëve për ndjekjen e studimeve të larta. Ndonëse sot llogaritet të jetë dita e fundit e dorëzimit të këtyre formularëve, nga drejtoritë e shkollave pohohet se ende shumë prej nxënësve nuk kanë arritur të saktësojnë lëndët ku duan të vijojnë shkollën e lartë. Ndërkohë shumë prej maturantëve kanë vrapuar në dy-tri ditët e fundit që të bëjnë riplotësimin e formularit, pasi në çastin kur e kanë dorëzuar formularin caktimi i dy lëndëve me zgjedhje ishte bërë pa u konsultuar më parë me koeficientët e përcaktuar nga fakultetet. Këta maturantë kanë të drejtë që të plotësojnë formularin sërish duke e zëvendësuar me atë që kanë dorëzuar. Megjithatë, burimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se situata do të shihet në bazë të raporteve që do të sjellin drejtoritë arsimore. Nëse këto të fundit do të kërkojnë shtyrje të afatit të dorëzimit të formularëve, për shkak se shumë nxënës nuk i kanë plotësuar ende, atëherë do të merret parasysh kërkesa e tyre. Ndryshe nga procedurat e ndjekura në aplikimet e shkuara, këtë vit maturantët janë ndarë në dy grupe për të plotësuar formularët, përkatësisht A-1 dhe A-1Z, që zyrtarisht duhen dorëzuar brenda ditës së sotme.