Korçë, gërryerja e lumit rrezikon shembjen e urës
Shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit Devoll po çon drejt shembjes urën që lidh qytetin e Bilishtit me pjesën tjetër të zonës. Gërryerja në këmbët e urës ka nxjerrë në sipërfaqe bazamentin e saj, duke rrezikuar shkëputjen e tyre nga releievi ekzistues. Autoritetet lokale thonë se rehabilitimi i urës do të ndodhë brenda vitit 2010.