E Diel, 1 Nëntor 2026

Brain Stand i FDE, mbyllet debati Tu japim vlerë intelektualëve shqiptarë

Studentë dhe pedagogë të universiteteve shqiptare diskutuan në një takimin përmbyllës strategjinë Brain Stand qëndrimi, vlerësimi dhe lartësimi i trurit shqiptar me drejtues të FDE-së. Në panel ishin Nëndrejtori i FDE-së zoti Spiro Cura, Profesor Albert Karriqi, Profesor Afërdita Onuzi, Maestro Zhani Ciko, Akademiku Apollon Baçe, Profesor Gjergj Sinani. Diskutantët u fokusuan në hapjen e një debati të madh publik, i cili do të formatojë dhe përjetësojë politika, vendime dhe strategji të qëndrueshme afatgjata të cilat i japin vlerë, nder, dinjitet, barazi dhe respekt universiteteve shqiptare, studentëve që studiojnë në to dhe mendimit shqiptar në përgjithësi si dhe krijimin e një klime sigurie dhe respekti për mendimin shqiptar kudo ku ai kultivohet. Në fjalën e hapjes Drejtori Ekzekutiv i FDE-së, Arian Galdini theksoi se FDE do të përpiqet të krijojë ambientin e duhur që të gjitha palët e interesuara dhe aktorët vendim-marrës të angazhohen të lënë për një çast pozicionimet e tyre të bazuara, vetëm apo në politikat, rrethanat, strategjitë aktuale, apo të mëparshme, dhe të reflektojnë thellë për një zgjidhje më afatgjatë. Në këto 18 vjet ne nuk kemi qene të aftë të krijojmë mundësi për mbajtjen e trurit këtu, pra nuk kemi programe për përmirësimin racor të kombit tonë, u shpreh Maestro Zhani Ciko. Profesor Albert Karriqi deklaroi se synimi i politikës ka qenë dhe mbetet synimi për të na gllabëruar dhe futur në rrugën e saj. Edhe unë jam produkt i kësaj që thashë por u largova shpejt. Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Lajla Përnaska në vijim të debatit u shpreh se ishte për vendosjen e balancave mes atyre që kthehen nga studimet jashtë shtetit dhe atyre që studiojnë këtu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›