E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zona e Kamzës vuan prej kohësh mungesën e energjisë elektrike

Banorët e Kamzës, prej kohësh janë lënë në errësirë nga mungesa e energjisë elektrike nga KESH-i, duke ua vështirësuar tej mase mënyrën e jetesës. Me gjithë, ankesat e herëpashershme për gjendjen mesjetare të kësaj zone, Banorët e qytezës së Kamzës ankohen se edhe në rastet kur kanë energji elektrike, ajo është tepër e dobët, saqë asnjë nga pajisjet elektroshtëpiake nuk funksionon. Ndërkaq, mungesa e energjisë elektrike, po u shkakton një dëme të mëdha ekonomike jo vetëm familjeve të kësaj zone, por edhe biznesit të vogël. Në këtë zonë, ndërprerjet e energjisë elektrike arrijnë deri në 10 orë pa drita, nga ora 09.00 deri në orën 20.00 dhe nga ora 23.00 deri në orën 04.00 të mëngjesit. Për sa i përket pagesës së energjisë së elektrike, zona e Kamzës, të gjitha familjet që kanë matës, shprehen se i  paguajnë faturat e dritave, të papaguara janë vetëm aforfetë, që zë pjesën me të madhe të familjeve, çka do të thotë që nuk fare matës. Dritat vijnë vetëm 4-5 orë në darkë. Edhe kur vijnë, janë tepër të dobëta, saqë as televizori nuk ndize, as telefoni nuk karikohet. Megjithëse familja ime nuk ka matës, energjinë e kemi paguar ashtu siç na ka ardhur fatura në tym. Kështu, digjemi ne që i paguajmë edhe për ata që nuk i paguajnë, u shpreh e shqetësuar Lumja Nga Kamza. Ndërkaq, sipas banorëve, OSSH nuk ka të drejtë ligjore të ndërpresë energjinë, kur ende nuk ka lidhur kontratë me konsumatorët, dhe kur akoma nuk janë pajisur të gjithë me matës të energjisë elektrike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›