E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,ulet çmimi i bukës

Uljet çmimi i bukës në të gjitha furrat e kryeqytetit. Nëse pak muaj më parë ky product, ndezi një debat të gjerë sa u takon artikujve të shportës, tashmë të gjithë dyqanet e bukës reklamojnë uljen e çmimit të tij. Madje mes këtyre bizneseve duket të ketë filluar konkurenca se kush e ofron më lirë bukën. Disa kanë vendosur ta tregëtojnë me 50 e kush me 60 lek. Megithatë pak rëndësi ka për blerësit se çfarë bëjnë prodhuesit për të mbajtur në këmbë bizneset e tyre, për ta vlen fakti që buka të ketë një çmim të përballueshëm, dhe sigurisht të ruajë të pacënuar peshën e saj.Vendimi që prodhuesit e bukës kanë marrë disa ditë më parë për uljen e çmimit të këtij produkti lidhet së pari me efektet e krizës ekonomike që kanë filluar të ndihen edhe në Shqipëri,me qëllim që produkti të jetë i përballueshëm për buxhetet familjare. Megjithatë, ka dhe një lehtësim të këtyre bizneseve, pronarët e të cilave shprehen se kohët e fundit është ulur edhe çmimi i lëndës së parë, miellit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›