Të burgosurit, në grevë urie për përmirësimin e kushteve
Në gjendje të rëndë shëndetësore janë dhjetëra të burgosur shqiptarë dhe vendas në burgun e Trikallas, pasi kanë nisur një grevë urie prej ditës së mërkurë dhe kërkojnë përmirësimin e kushteve në qeli, si dhe zbatimin e rregullores për lejet e dhëna nga institucioni i riedukimit. Të burgosurit denoncojnë se 97 për qind e lejeve pritet pa asnjë justifikim. Kërkojnë kushte më të mira jetese dhe ankohen se policët e burgut i ofendojnë shpeshherë. Në kërkesat e tyre ata shprehen se duan të kenë gjithnjë ujë, pasi ai pritet shumë herë për periudha të gjata dhe për shkak të motit të nxehtë, jeta e tyre bëhet akoma më e vështirë.
Të burgosurit deklarojnë se janë të vendosur ta vazhdojnë grevën e urisë, nëse nuk shikojnë që qeveria merr në dorë zgjidhjen e problemeve të tyre. Vlen të përmendet se shumë të burgosur kanë filluar grevën e urisë 10 ditë më parë, pra prej datës 11 korrik dhe gjendja e tyre shëndetësore ka filluar të rëndohet.
#