Vdes, familjarët e largojnë pa njoftuar policinë
Policia e Tiranës është vënë në alarm për një ngjarje të pazakontë. Një person, që dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë në rrymën elektrike, është larguar nga familjarët në rrethana të dyshimta. Me të marrë vesh lajmin e hidhur, familjarët nuk kanë pritur që kufomës t’i bëhej ekspertiza, por e kanë larguar atë nga vendi i ngjarjes. Për pasojë, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim mjetin me të cilin është marrë kufoma, një “Benz” me targa TR 7512, ndërsa ka nisur hetimet për ta zbardhur këtë ngjarje aspak të zakontë. Sipas burimeve të policisë, nuk dihet identiteti i viktimës dhe shkaku pse familjarët e kanë marrë trupin pa u kryer procedurat përkatëse. Ndërsa rënia e viktimës në kontakt me rrymën elektrike, dyshohet të jetë bëra nga pakujdesia e këtij të fundit.
#