Shenja pozitive
Duket se tek Besa e Pejës, gjërat do të normalizohen shumë shpejt. Futbollistët e këtij klubi kanë pasur një takim me kryetarin Agim Elshani të enjten, pas së cilit gjërat pritet të bien në vendin e vetë. Edhe pse ende nuk kanë dalë me një vendim konkret, pas ofertës së bërë nga kryesia sa u përket rrogave, futbollistët (jo të gjithë) pritet t’i vazhdojnë kontratat të premten ose të shtunën.
“Ne kemi dalë në stërvitje dje dhe sot. Kryetari e ka vizituar skuadrën për të biseduar për këtë punë. Ende nuk është punë e kryer, por duket se nesër ose pasnesër mund të nënshkruhen kontratat, pasi janë rregulluar disa gjëra dhe punët po shkojnë më mirë ”, ka thënë kapiteni Haxhi Zeka.
Por, ka prej futbollistëve që ankohen për zvogëlimin e rrogave dhe nuk dihet se a do të mbesin në ekipin pejan. Ndërsa, as trajneri Genc Hoxha nuk ka marrë ende vendim. Trajneri gjakovar ka thënë për Express se qëndrimi i tij do të varet nga vendimi i futbollistëve.